Tronditet LSI/ Një tjetër kandidat pranon mandatin e deputetit

0
481

Pas lënies së mandateve nga deputetët e opozitës Komisioni Zgjedhor njoftoi 57 kandidatët nga listat e PD dhe LSI, të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit.

Kandidati i LSI për Gramshin Enver Roshi, i cili ka qenë i treti në listë,  ka dorëzuar pranë KQZ formularin e dekriminalizimit duke pranuar kështu mandatin e deputetit.

LSI në qytetin e Gramshit ku ishte dërguar si koordinator fushate Enver Roshi ka fituar mbi 3 mijë vota duke dalë forcë kryesore e duke i dhënë një goditje PD në zgjedhjet e kaluara, raporton Endri Mema.

Kujtojmë se një javë më parë deputetët e opozitës vendosën djegien e mandateve të tyre, ndërkohë që 4 deputetë, përkatësisht Lefter Koka, Robert Bitri, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdar nuk i kanë dorëzuar mandatet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here