Pas dorëzimit të mandateve nga opozita e bashkuar, kandidatët që pasojnë në listat e deputetëve kanë nisur dorëzimin e formularit të dekriminalizimit në KQZ.
Në një prononcim për BW, Ylli Shehu deklaroi se ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe kjo nismë është vendim i tij personal.
“Është vendim i imi personal. Do hyj si deputet i LSI, pastaj se çfarë do beje LSI me mua është çështje e tyre. Do votoj kundër mazhorancës”, tha Shehu.