Pas deputetit Lefter Koka, një figurë tjetër e LSI ka shprehur hapur mendimin kundër vendimit ekstrem për djegien e mandateve.
Anëtari i LSI, ish-kandidat për deputet në Tiranë, Ralf Gjoni është kundër skemës për djegien e mandateve të opozitës.
Gjoni thotë se një gjë e tillë sjell veç kaos dhe asnjë ndryshim pozitiv për vendin.
‘Nuk ka zhvillim në Shqipëri pa një Parlament të fortë e cilësor. Nuk ka Parlament llogari-kërkues me sistemin aktual zgjedhor. E për rrjedhojë, çdo masë drastike, ‘djegëse’ e ekstra-institucionale që nuk sjell ndryshimin e kodit zgjedhor, sjell kaos dhe asnjë ndryshim pozitiv për vendin. Përkundrazi, do të prodhojë ‘kartona’ edhe më të fortë se këta që kemi sot…’, shkruan Gjoni.