Në kuadër të Nismës së Berlinit, kërkesat për financim nga vendet e Rajonit janë rritur më tej duke kapur vlerën e 41 miliardë eurove në fund të vitit 2017 për rreth 531 projekte që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë konsideruar strategjike, ku Shqipëria kërkon shumën më të lartë të financimit prej 13.8 miliardë eurosh për 121 projekte.
Instituti për bashkëpunim dhe zhvillim me mbështetjen e instituteve Konrad Adenauer dhe Friedrich Ebert ka monitoruar nismën e Berlinit 2014-2018, duke konfirmuar se vendet kanë zgjeruar kërkesat për financime, por gjithashtu ka vërejtur se projektet për të cilat është kërkuar mbështetje nuk janë transparente për publikun.
Projektet e bashkëpunimit rajonal në Ballkan që iniciohen nga Nisma e Berlinit, kanë kusht themelor që të financohen impaktin ndërajonal të tyre. Deri më 31 dhjetor 2017 të gjashtë prezantuan një total prej 531 projektesh strategjike me një buxhet total të nevojshëm për investime 41.3 miliardë euro.
Nga këto 135 projekte i përkasin energjisë, 125, transportit67 projekte sociale, 178 projekte për mjedisi, 44 projekte për konkurrueshmërinë dhe katër projekte për turizmin.
Shqipëria ka paraqitur për financim 121 projekte, Bosnja 25, Kosova 55, Maqedonia 113 projekte, Mali i Zi 41 projekte dhe Serbia ka paraqitur 176 projekte.
Projektet e Shqipërisë kanë një kosto prej 13.8 miliardë eurosh. Ato të Bosnjës 5.7 miliardë eurosh, Kosova 2.3 miliardë euro, Maqedonia 6.3 miliardë euro, Mali i Zi 4.3 miliardë euro dhe Serbia 8.3 miliardë euro.
Nga fillimi i garantëve të investimeve (në vitin 2014) ka pasur deri tani katër 44 raunde të financimit të projekteve të investimeve në Agjendën e Bashkëpunimit Rajonal.
- Lista e parë kishte tetë projekte (katër në transport dhe katër në energji) dhe u miratua politikisht në Vienë dhe zyrtarisht në Paris më 16 dhjetor 2015.
- Në raundin tjetër u zgjodhën tri projekte të tjera (dy në transport dhe një në energji). Ata u miratuan politikisht në Samitin e Parisit (2016), dhe zyrtarisht në Londër, më 15 dhjetor 2016.
- Në dhjetor 2017, në Frankfurt, u miratuan dy projekte (grantet e investimeve në transportin46 që ishin të miratuara politikisht në ËBS të Triestes (2017).
- Raundi i fundit i thirrjeve për projektet filloi në takimin e 16-të në Stokholm dhe u mbyll në nëntor 2017. U paraqiten nga vendet 531 projekte gjithsej por miratimi zyrtar i tyre do të bëhet më 19 dhjetor 2018.
Ndërsa realisht deri më 31 dhjetor 2017, pati 13 grante për investime ndërkufitare të aprovuara për financim, me një total financimi 344 milionë euro. Tre prej këtyre projekteve kanë filluar punimet e implementimit deri në fund të vitit 2017.