Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein ka komentuar vrasjen e bujshme të ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas. Ai tregoi se ka marrë një letër nga kolegët e Parlamentit Europian për këtë çështje.
“Kam dëgjuar për këtë gjë, mora edhe një letër të gjatë nga disa kolegë nga PE. Gjithçka kam lexuar për këtë cështje është që nuk më jep një panoramë të gjerë se c’ishte e nevojshme apo jo për t’u bërë. Pyetja është ai ishte e nevojshme për ta qëlluar.Ai kishte një kallashnikov në dorë. Por e di që ai ka bërë diçka, por nesë ishte e nevojshme për ta qëlluar apo jo nuk mund ta them. Nuk mendoj se ka nevojë të kemi nacionalistë grekë që të keëpërdorin këtë situatë të trishtë. Nga njëra anë mos lejojmë nacionalistët të përdor këtë situatë, nga ana tjetër të jemi të hapur për ta zgjidhur problemin mes dy vendeve, nëse nuk ka asgjë për të fshehur” – u shpreh Fleckenstein.