Kalimi nëpër tubacionet e gazit, zbulohen të dhëna tronditëse, ja çfarë ndodh me ushtarët rusë

0
56

Vetëm pak ditë pasi trupat ruse u rishfaqën në afrimet për në Kupjansk, doli në pah një metodë lufte e pazakontë, por gjithnjë e më e përdorur, hyrja përmes tubacioneve nëntokësore të gazit. “Sipas raporteve nga grupi monitorues DeepState, ushtarët rusë u përpoqën të kalonin nën lumin Oskil më 12 shtator duke përdorur një tubacion gazi, duke hipur në karroca dhe skuterë elektrikë të adaptuar posaçërisht.

Ata dolën nga tuneli në fshatin Radkivka, pastaj u shpërndanë drejt pyjeve aty pranë dhe periferive të Kupyansk”, raporton Kyiv Independent. Komandanti Yuriy Fedorenko tha se tubacioni u përmbyt për të parandaluar infiltrimin e mëtejshëm, ndërsa forcat speciale po pastrojnë grupe të vogla sabotatorësh brenda qytetit. “Qendra e Kupyanskut është nën kontrollin e plotë të Ukrainës”, tha Fedorenko. Siç shkruan “Jutarnji List”, Përdorimi i kalimeve nëntokësore në luftë daton shekuj më parë, nga tunelet me llogore të Luftës së Parë Botërore deri te sistemi Cu Chi në Vietnam.

Në këtë luftë, Moska gjeti “rrugët e reja të tuneleve” në tubacionet e braktisura të gazit. Rasti i parë i madh u regjistrua në fillim të vitit 2024 pranë Avdijivkës, kur trupat ruse u fshehën për kilometra të tëra dhe dolën pas vijave ukrainase. Një taktikë e ngjashme u përsërit në vitin 2025 në Sudzha, ku ushtarët qëndruan në tuba për ditë të tëra, pasi kishin udhëtuar më shumë se dhjetë kilometra para sulmit.   Në korrik, media e pavarur ruse Astra publikoi një video të një ushtari nga Shën Petersburgu, Igor Garus, i cili përshkruante se çfarë po ndodhte në tubacionet e gazit. “Dhjetëra u mbytën, disa vranë veten, të tjerë u çmendën”, tha ai. “Njëri qëlloi veten, një tjetër theu kokën. Njerëzit thjesht po humbnin mendjen.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here