I dyshuar si porositës i ekzekutimeve mafioze të Edmond Papës, Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Organjës, gardiani grek dëshmoi se Klodian Lekocaj i kërkoi në 2017 të lironte Ari Papën për ta vrarë

0
241

Në mediat shqiptare dhe ato greke po qarkullon shpesh emri i Klodian Lekocajt, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e avokatit grek Mikalis Zaferopulos po qarkullon vazhdimisht si personi që ka porositur ekzekutimet javës së kaluar të Edmond Papës, Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Organjës në 16 dhe 18 dhjetor. Ndërkohë, një guardian burgu në Greqi ka treguar në gjyqin e Lekocajt disa vite më parë se 46-vjeçari i konsideri si drejtuesi i mafies në burgjet i kërkoi të nxirrte nga spitali psikiatrik i burgut një shtetas shqiptar me inicialet A.P. në 2017. Ky person rezultoi të jetë Ari Papa, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze në maj 2021 në Sepolia të Greqisë. Ai rezultonte si një person i dënuar për trafik droge dhe grabitje si dhe ishte pjesëtar i një grupi vrasësish me pagesë në vitet 2007-2008, të cilët kanë kryer eliminime në Greqi dhe Shqipëri. Ari Papës i kryen 4 atentate për ta zhdukur, por ekzekutorët ia dolën me sukses vetëm vitin e kaluar.

Gardiani grek: Lekocaj donte të liroja A.P. që ta vriste, ndryshe do eliminonte të ëmën

Në 19 mars 2019, gardiani Antonis Avarintonu dëshmoi se Klodian Lekocaj e kishte telefonuar dhe i kërkonte llogari se përse nuk kishte nxjerrë nga spitali psikiatrik i burgut ku punonte, të dënuarin Aristides Floro. Sipas gardianit grek, Lekocaj e bënte këtë gjë pasi donte të përfintonte nga lirimi i Floros me qëllim t’i zhvaste para. Pasi refuzoi t’i bindej këtij urdhri, Avarintonu i kujtoi se dhe më parë Lekocaj i kishte kërkuar të lironte shtetasin A.P. pasi donte ta vriste, në të kundërt do të hakmerrej ndaj nënës së A.P duke e vrarë dhe për këtë gjë do t’ia faturonte vetë Avarintonu. “Gjatë asaj kohe, më telefonoi Lekocaj dhe duke konfirmuar përfshirjen Më kërkoi shpjegim se pse Floro qëndron në spitalin psikiatrik dhe unë nuk e dëboj, përkundrazi e mbroj atje, për pasojë ai nuk mund ta shantazhonte dhe t’i merrte paratë e tij. Dhe sipas tij duhet ta bëja patjetër këtë. Unë i thashë: ‘Hej, e ke filluar sërish të njëjtën gjë? Të njëjtën gjë që thoje për A.P.’ Ia thashë këtë, sepse disa kohë më pare, më kishte marrë sërish në telefon dhe më kishte thënë që ta nxirrja nga spitali psikiatrik këtë të burgosur, se atje kam mësuar t’i mbroj dhe ai nuk mund ta vriste atje. Dhe nëse nuk e nxjerr jashtë, ai do të detyrohet të vrasë nënën e tij dhe ky do të jetë faji im. Të dyja herët, është e vërtetë, biseda jonë përfundoi me sharje nga të dyja palët, me refrenin e vazhdueshëm të Lekocajt: ‘Unë për hatrin tënd them kështu’ “, shprehej vite më parë Avarintonu. Pas vrasjes së të birit, e ëma e A.P. deklaroi se porosia për ekzekutimin e të birit u dhanë nga një burg në Greqi. Në 1 qershor të vitit të kaluar, media helene “Ta Nea” zbuloi se shtetasi me inicialet A.P. është Ari Papa.

U vra me 9 plumba në Selitë, vëllai i Edmond Papës: S’kishte konflikte

Nga ana tjetër, kanë dalë dëshmi të familjarëve dhe pronarit të lokalit ku u ekzekutua 49-vjeçari Edmond Papa pasditen e 16 dhjetorit në zonën e Selitës në kryeqytet. Vëllai i viktimës tregoi në polici pas ngjarjes së rëndë se nuk ka vënë re shqetësim apo përpjekje për t’u ruajtur nga ndonjë atentat te Edmondi. Ai pretendoi se 49-vjeçari nuk ka pasur konflikte. “Nuk kam parë asnjë shqetësim të vëllai dhe ai nuk ruhej. Nuk ka pasur konflikte”, tha vëllai i Edmond Papës. Policia po heton si porositës të mundshëm të kësaj vrasjeje mafioze me 9 plumba të dënuarin përjetë Klodian Lekocaj.

Pronari: Mendova se qëlluan me fishekzjarre, më përgjigjej vetëm sekretaria telefonike

Në polici ka dëshmuar dhe pronari i lokalit ku u vra Edmond Papa. Ai tha se fillimisht i mori zhurmat e breshërive të pistoletës si shpërthim fishekzjarresh. Pasi Papa i ka bëritur se është plagosur, ai ka telefonuar policinë, por në të dyja rastet i doli sekretaria telefonike. Në presionin e kohës, ai njoftoi vëllain dhe kunatën e Edmondit se ai ishte plagosur. Më pas, kunata e tij u bë gati ta merrte me makinë për ta transportuar në spital pasi nuk po vinte as ambulanca, por në çastin e fundit ato mbërritën. Pronari i lokalit shtoi se pas të shtënave pa një person me kapuç, i cili është përcaktuar si vrasësi i Edmond Papës. “Kam qenë brenda në lokal dhe isha në banak. Kam dëgjuar zhurmë dhe mendova ishin fishekzjarrë. Pashë një person me kapuç në kokë dhe pastaj dola nga banaku për te dera dhe në hyrje të lokalit kam parë viktimën, i cili më tha që ishte plagosur dhe të lajmëroja ambulancën. Ishte ora 16:25 dhe telefonova numrin 129 dhe më ka dalë sekretaria, i rashë dy herë. Nuk po më përgjigjeshin dhe shkova te banesa e vëllait të viktimës dhe aty doli kunata e viktimës dhe i kam thënë asaj që është plagosur kunati. U ktheva në lokal dhe hoqa xhupin dhe ia vendosa te koka viktimës dhe i vendosa një peshqir te plagët. Kunata e tij mori makinën për ta transportuar në spital pasi ambulanca nuk kishte ardhur akoma, më pas erdhi policia dhe pastaj ambulanca që e mori dhe çoi në spital”, rrëfeu pronari.

Kunata e Edmond Papës: Në mëngjes erdhi me të ëmën, doja ta dërgoja në spital

Gruaja e vëllait të Edmond Papës rrëfeu se paraditen e 16 dhjetorit, ai erdhi me nënën e tij në banesën e vëllait të tij, pasi do ta çonin gruan e moshuar për të kryer vizita mjekësore. Pasi është largua nga banesa, atë e njoftoi pronari i lokalit se Edmondi është plagosur. Ndërsa pronari telefonoi, kunata e 49-vjeçarit njoftoi ambulancën. Ajo pranoi se në vonesë të ardhjes së policisë dhe ambulancës, tentoi ta dërgonte të afërmin e saj në spital me makinën e tij. “Në orën 10:00 në shtëpi kanë ardhur vjehrra së bashku me kunatin. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim, pasi do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës. Rreth orës 16:15, kunati më kërkoi që t’i jepja për të ngrënë vjehrrës, para se ta çonte për vizitë mjekësore. Kur isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës dhe në ato momente dëgjova të shtëna. Kujtova se mos ishin fishekzjarrë, por më pas ra zilja e portës dhe ishte pronari i lokalit, ai më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur kunati im në lokalin e tij. Telefonova ambulancën dhe pastaj mora automjetin e kunatit tim për ta dërguar në spital, por më pas erdhi policia dhe ambulanca që e mori”, thuhet në dëshminë e kunatës së Edmond Papës në polici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here