Tonin Vocaj përfundon në SPAK, zbardhet arsyeja e fortë

0
249

Një nga drejtuesit e lartë të policisë kriminale, Tonin Vocaj, është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Mësohet se ai është kërkuar të dëshmojë lidhur me pretendimet e ngritura nga oficeri i arrestuar, Leonard Palushi.

Gjithçka ka nisur me Hetimin e ngjarjes së zbulimit të një pistolete “TT” në serbatorin e një makinë që ndodhej në servisin e Seit Manahasës çka në muajin korrik 2020 solli ndalimin nga policia të Albert dhe Seit Manahasës.

Në deklaratën e tij, Vocaj në cilësinë e drejtorit të asaj kohe të krimeve të rënda ka dhënë shpjegime mbi dinamikën e hetimeve që po kryenin dhe mënyrën se si ka hyrë në sistemin e policisë kriminale e dhëna për vendndodhjen e armës, që ishte përdor në vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Për këtë episod është marrë në pyetje dhe oficeri policisë gjyqësore pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Franc Ndoja si dhe Arjan Muça.

Njëherësh janë sekuestruar dy udhëzime të Ministrit të Brendshëm ku saktësohet procedura për bashkëpunimin me burimet e fshehta të informacionit dhe rregullat që duhet të ndiqen deri në ruajtjen e dokumenteve pasi çdo detaj shënohet në  formularin përkatës.

Në këtë rast mësohet se Leonard Palushi, nuk ka plotësuar dokumentin se nga e kishte marrë informacionin për vendndodhjen e pistoletës. Por ai ka dërguar menjëherë policinë kriminale në servisin e Seit Manahasës, ku rezultoi në gjetjen e armës.

Ndërkaq për çështjet ka rrëfyer edhe Nuredin Dumani, sipas të cilit informacionin e kishte dhënë Erjon Alibej.

Sipas tij, Alibej kishte dashur që arma të futej në pronën e Manahasave, me qëllimin e vetëm për të krijuar një çoroditje dhe përplasje brenda grupit të Talo Çelës.

Ndërsa vetë Leonard Palushi, ka treguar në polici se bë arë kohë ishte me pushime ndaj nuk kishte plotësuar dokumentin, por një person me maskë e kapele i kishte treguar situatën./ Elton Qyno

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here