Nxehet situata/ Petro Koçi ngre në këmbë SPAK-un, Arben Kraja zbulon lëvizjen urgjente

0
235

SPAK ka nisur verifikimet pas deklaratave të bujshme të deputetit të zgjedhur të PS-së, Petro Koçi, se tenderat në Fier janë në duart e trafikantëve.

Lajmin e ka konfirmuar për News24, kreu i SPAK, Arben Kraja.

DEKLARATA E PLOTË

Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.

Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here