Hynë në lokal të armatosur dhe dhunuan 30 vjeçarin në Fushë-Krujë, arrestohet i riu, një tjetër shpallet në kërkim

0
331

G.Bakalli, 31 vjeç, është arrestuar nga Policia në Fushë-Krujë pasi disa ditë më parë është futur në një lokal i armatosur dhe i maskuar, bashkë me disa persona të tjerë, dhe kanë dhunuar 30 vjeçarin E.Elezi. Në kërkim është shpallur dhe një person tjetër, shtetasi G.Kusta.

Sipas njoftimit, nga Policia është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. Kusta 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E. Elezi 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit G.Bakalli, 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here