“Pasi u publikuan fotot, i shkruajta Teas”, Ana plas deklaratën e fortë: Ja çfarë më tha

0
366

Në një intervistë për emisionin ‘Shqipëria live’, konkurrentja Ana Lleshi ka treguar bisedën e fundit me Tean.

“Në momentin e parë që dolën fotot, unë i kam shkruar Teas, mendova se mos i ka ndodhur e njëjta gjë me mua. Më tha jam mirë, i kam shpërndarë me vetëdije.”

Ana tregon se në asnjë moment nuk i është thënë të bëjë gjë nga produksioni. Sipas saj, është e rëndë që Tea dhe Andi akuzojnë produksionin që i kanë sjellë famën që kanë. “Si ka mundësi që njerëzit të jenë kaq shumë mosmirënjohës, sepse ky program na bëri të jemi këto që jemi. Jam shumë e irrituar, si mund të nxjerrin kaq shumë vrer për produksionin”

Ana thotë se nga produksioni  ka marrë vetëm sugjerime. “Kur je përballë shumë djemve ke dy tre pëlqime. Kam shkuar, kam folur me stafin për sugjerime. Nuk ka shanse të të detyrojë produksioni”.

“Pasi u publikuan fotot, i shkruajta Teas”, Ana plas deklaratën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here