Në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Tiranë-Elbasan kanë humbur jetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.
Ndërkohë, në gjendje kritike për jetën janë edhe dy vajzat që mbetën të plagosura, ndërsa janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Denisa Dibra, e bija e Edmond Dibrës, gazetar në Shkodër, është një prej vajzave që ndodhet në spital.
Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës, ku një mjet tip “Benz” goditi mjetin tip “Volksëagen”, me të cilin po udhëtonin katër vajzat.
Policia bëri të mundur edhe arrestimin e shoferit të automjetit “Benz”, që u identifikua si Behar Pema, i cili dyshohet të ketë qenë i dehur në timon.