Ryshfet nga bizneset për t’i shpëtuar nga gjobat/ SPAK lë në burg inspektorin e Tatimeve

0
276

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Erjon Trungin, inspektor i Tatimeve. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas SPAK-ut, Trungu merrte ryshfet nga biznese të ndryshme në kryeqytet për të mos i ndëshkuar në rast kur ata kapeshin në shkelje. 

37-vjeçari u arrestua në flagrance dhe gjatë prangosjes iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 mijë euro, të cilat i kishte marre në formë ryshfeti nga një biznes në Kamëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here