Një aksident i rëndë i shumëfishtë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.
Mësohet se 5 makina janë përplasur me njëra –tjetrën.
Sipas burimeve për pasojë e këtij aksidenti, ka edhe të plagosur.
Gazetari Kelmend Baçi raporton se dyshohet se në aksident janë plagosur 4 persona.
Dy pasagjerët që kanë qenë në sediljet e pasme, janë në gjendje më të rëndë për jetën.