Ishte i infektuar me Covid-19/ Humb jetën kirurgu i njohur

0
413

Një tjetër humbje jete është shënuar nga koronavirusi në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë.

Këtë të dielë ka humbur jetën kirurgu i Sanatoriumit, Agron Menzelxhiu, i infektuar me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegu dhe kushëriri i tij mjeku Petrit Vargu.

“Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le!Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmën askujt!Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një pathollogji banale!Mjeku njeriu mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve!Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve!Askush nuk mund te tjetersoj,ti do te mbetesh gjithmone ai,ai qe te njef i gjithë populli!Te qoftë dheu i lehtë,o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.

Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, mjeku i QSUT-së Arjan Pushi, mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau dhe mjeku Anibal Byberi, pneumolog në Tropojë.

Ishte i infektuar me Covid-19, humb jetën kirurgu i njohur (EMRI)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here