Baseni mesdhetar eshte kthyer kohet e fundit ne nje tetater zhvillimesh te forta ku flotat ushtarake te vendeve te rajonit por jo vetem, jane vendosur shpesh ne gatishmeri te larte madje edhe ne pozicione luftimi.
Gjate javeve te fundit duket se ererat e kanflikteve per ndarjen e detit, po cojne ne nje faze delikate, por dhe te paprecedente. Turqia e para, Shqiperia dhe me pas edhe Greqia, kane nxjerre jashte loje ekpertet e tyre me te mire detare. Ajo qe vihet re eshte se argumentet jane te pajustifikueshme per te tre rastet.
Ne mes te majit ne Turqi, Presidenti Rexhep Taip Erdogan liroi nga detyra Nenadmiral Cihat Yayci, Shef i Shtabit te Forcave Detare dhe ideatorin e marreveshjes detare shume te perfolur Turqi-Libi. Argumenti zyrtar ishte nje deklarate ne shtyp e Nenadmiralit, por paqartesia po e mbulon gjithnje edhe me shume kete shkarkim.
Ne fillim te gushtit Ministri i Mbrojtjes te Shqiperise liroi nga detyra Zevebdeskomandantin e Forces Detare Artur Meçollari. Argumenti zyrtar ishte nje ceremoni lidhje martesore ne bordin e anijes. Meçollari deklaroi se ishte dhene leje nga ekipi drejtues i Ministrise se Mbrojtjes, por ai u shkarkua nga detyra. Meçollari nje emer jo pak i njohur per publikun ka qene nje nga kundershtaret e marreveshjes 2009, por edhe anetar i grupit negociator 2018. Kolonel Myslym Pashsi, nje nga kundershtaret si te marreveshjes 2009, vlereson Meçollarin si nje nga ekspertet me te mire te te drejtes detare ne Shqiperi.
Dy dite me pare Nenadmirali ne rezerve i Marines Luftarake Greke Aleksandros Diacopoulis, keshilltari per sigurine kombetare i kryrministrit Micotaqis dha doreheqjen. Zyrtarisht shkak per kete doreheqje u be nje deklrate e tij ne media ku u shper se anija turke Uruç Reis ka kryer edhe kerkime sizmike ne Shelfin Kontinental grek. Kjo deklarate solli reagime te fuqishme ne mediat dhe ambientin politik grek duke sjelle dhe doreheqjen e Nenadmiralit.
Pertej arsyeve publike, apo politike te deklaruara ne te tre rastet, duket se ka dicka me shume. Ne kete moment te forte perplasjesh ne Mesdhe per delimitimin e hapesirave detare ekspertet e se drejtes se detit duket se nuk jane te dobishem me. Interesat strategjike ne kete rajon dhe levizjet e fundit te bejne te besosh se detin tani do ta ndajne politikanet dhe jo ekspertet