Iu vu shiriti pas tërmetit të fuqishëm, ekspertët zviceranë japin rezultatet e verifikimit të Kalasë e Krujës

0
379

Pas verifikimit nga ekspertët zviceranë për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, Kruja ka rihapur dyer e Kalasë dhe Muzeumeve, për të pritur sërish vizitorët.

Pak ditë pas tërmetit, Kalasë së Krujës iu vu shiriti i sigurisë dhe u evakuuan bizneset dhe katër familje në zonën e rrezikut deri me marrjen e vendimit se çfarë do të bëhet me shkëmbin dhe kullën, e cila ndër shekuj është rikonstruktuar disa herë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmetet në Shqipëri.

Kulla e Kalasë së Krujës ose siç quhet ndryshe Kulla e Sahatit është ndërtuar në shekullin e 12, ku shërbente si kullë vrojtimi. Ndër shekuj Kulla ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e tërmeteve.

Pjesa e sipërme e saj i është nënshtruar një rikonstruksioni në shekullin e 17 pasi u shemb si pasojë e një tërmeti. Gjithashtu kjo kullë iu nënshtrua një rikonstruksioni tjetër në vitin 1981 kur u dëmtua nga tërmeti apokaliptik që shkaktoi dëme të pallogaritshme kryesisht në zonën e Lezhës dhe Shkodrës, në 1979.

Madje në një nga filmat shqiptar të kohës së monizmit, “Gjurmë në kaltërsi” në një fragment shihet Kalaja e Krujës dhe kulla duket e përgjysmuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here