Ambasada njofton: Mbyllen zyrtarisht aplikimet për Lotarinë Amerikane!

0
278

Njoftohet se aplikimet për të Lotarinë Amerikane janë mbyllur në orën 18:00. Ndërkohë që prej tre ditësh shumë qytetarë nga Shqipëria e kanë pasur të pamundur që të aplikojnë pasi ka pasur probleme sistemi.

Kjo është krijuar si pasojë e mbingarkesës në adresën e aplikimit, ndërkohë që sistemi për aplikimin ka rënë.

“Sot është dita e fundit për të dorëzuar aplikimin e lotarisë DV 2021! Mos harroni, secili anëtar i familjes tuaj, i cili plotëson kriteret kualifikuese, mundet të dorëzojë aplikimin e tij ose të saj! #PyetAnën”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 nisi më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00.”- njoftoi ambasada ditën e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here