Rudina Xhunga befason me deklaratën: Përballë Ramës nuk do jetë Basha, por Elvis Naçi

0
489

Gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar popullaritetin e  imamit Elvis Naçit, ku u shpreh se emisioni i imamit është ndër më të ndjekurit dhe se ai është një person me popullaritet të madh. Gjithashtu ajo tha se Naçi me bamirësitë që bën ka zëvendësuar në njëfarë mënyre shtetin. Xhunga theksoi se Elvis Naçi është partia e ardhshme shumë e rëndësishme në Shqipëri.

“Është shumë popullor. Emisioni është i përzierë me bamirësi. Elvis Naçi bën bamirësi. Gjithë ky ujë i sjellë në këtë emision pa asnjë dyshim që të çon diku. Ma do mendja. Unë mendoj, nuk e kam pyetur. Unë mendoj që Elvis Naçi është partia e ardhshme e rëndësishme në Shqipëri. Madje druaj se të majtën shqiptare do ta konkurrojë ajo parti dhe jo opozita e bashkuar. Kjo më bën çudi. Si ka mundësi, një vend në dukje laik si Shqipëria ku duken sikur myslimanët e organizuar nuk të shqetësojnë nuk të krijojnë frikë, po nxjerr Elvis Naçin si yll të politikës së ardhshme, ndërsa Kosova nxorri Albin Kurtin yll të saj, atë që ne do kishin nevojë ta kishim mbase. Unë nuk mendoj rastësisht. Unë kam vite në politikë”, tha Xhunga  në “Provokacia” në ABC Neës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here