Jep dorëheqjen drejtori i portit të Durrësit, Agron Tare: Ciao a tutti, belli e brutti! ( Tregon cila është arsyeja e këtij vendimi)

0
337

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Drejtori i Portit të Durrësit Agron Tare ka dhënë lajmin e dorëheqjes.Tare përmes një mesazhi ka theksuar se do të vijojë rrugëtimin e tij profesional ndërsa i uron suksese pasardhësit. Tare e mori detyrën në janar të këtij viti si drejtuesi i portit më të madh në vend.

“ Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës”

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, ka thënë ai. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here