Ja si u krijua Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH dhe roli i historik i anëtarëve të tij, nga Spiro Moisiu, Myslym Peza e Haxhi Lleshi, te Dali Ndreu e Abaz Kupi

0
1374

 Nga Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ

(Në kuadrin e 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut)

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e zhvilluar në kuadrin e Luftës së Dytë Botërore, zgjati për një periudhë disavjeçare. Koha e gjatë e luftës, kushtet që ju diktuan palëve ndërluftuese dhe objektivat që shtroheshin para popullit shqiptar, zhvillimin e saj, e kushtëzuan në tre fazave. Në dy fazat e para pati rezultate në organizimin, në rritjen dhe në zhvillimin e luftës dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilat realizuan dhe qëllimet strategjike. Në fazën e tretë u realizua misioni strategjik i luftës, çlirimi i vendit nga pushtuesit.

Përgatitja e kushteve për formimin e Shtabit të Përgjithshëm

Në fazën e parë u përgatitën kushtet për formimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe organizimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Populli shqiptar e priti pushtuesin me armë. Nëpërmjet një qëndrese të paorganizuar të disa formacioneve të ushtrisë mbretërore, të cilat dhe në bashkëveprim me vullnetarë popullorë, shprehën urrejtjen ndaj pushtuesit. Kështu u dha sinjalin se populli nuk do pranonte pushtimin e vendit. Për të mbajtur në këmbë regjimin pushtues, Forcat e Armatosura italiane në Shqipëri, i kaluan me shpejtësi të 100 mijë ushtarë. Këto u organizuara në struktura, u pajisën me armatim dhe teknikë luftarake të shumëllojshme. Ndaj këtij pushtuesi të fuqishëm gjendej një popull i vogël, pa Forca të Armatosura dhe me një prapambetje ekonomike. Populli shqiptar nuk u dekurajua, por shpejt masat e gjera popullore u ngritën kundër pushtuesit. Ai filloi të organizohet dhe të përdorë forma qëndrese të ndryshme si: manifestime, greva, demonstrata, sabotime, veprime të veçuara të armatosura etj. Kështu nisi faza e parë e luftës, e cila do të mbyllej më datë 10 korrik 1943. Në periudhën midis viteve 1939-1941, qëndresa dhe organizimi ishin të paktë dhe spontan. Me krijimin e forcës politike Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH), filloi të propagandohej ideja e luftës së armatosur. Ajo në luftë kundër pushtuesve, përpunoi një strategji me vizion të qartë, që e përsosi me rritjen dhe zgjerimin e luftës. Prandaj kryerja e detyrave, organizimi i formacioneve, përcaktimi i formave dhe metodave të luftës, drejtimi i veprimtarisë luftarake në kushte e vendit, kërkonte kapërcimi e vështirësive. Rruga më efektive përballë tyre, u përcaktua përdorimi i një strategjie aktive. Kjo strategji kërkonte nisjen e menjëhershme të aksioneve luftarake me formacione të vogla e të thjeshta. Kështu nisën veprimtarinë e tyre njësiteve guerrile, embrionet e para të krijimit të ushtrisë. Nga fundi ivitit 1941 dhe gjatë gjithë vitit 1942 këto embrione morën një shtrirje të gjerë në qytete dhe në zona fshatare. Paralel me njësitet guerrile, u dukën dhe u organizuan e nisën të vepronin dhe çeta partizane. Këto ishin të thjeshta, të vogla, të manovrueshme dhe me një organizim në bazë fshati apo krahine. Këto dinin të përdornin taktikën e luftës partizane dhe vepronin në çdo lloj terreni. Duke u mbështetur në përvojën luftarake tëpopullit, çetat u vlerësuan formacionet më të arrira për fazën e parë të luftës.

Konferenca e Pezës

Konferenca e Pezës e mbajtur më 16 Shtator 1942 ndezi fuqishëm zgjerimin e luftës së armatosur. Platforma pluraliste e kësaj konference, ndikoi pozitivisht e cila e vendosi theksin “… për një organizim të shëndoshë të gjithë shqiptarëve, të vërtetë, pa dallim feje, krahine, klase dhe rryme politike…”. Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, mbështetur në këtë platformë, me thirrjen e parë i drejtohet popullit shqiptar që “…pa dallim krahine, feje, rryme politike, duhet të bashkohet me LANÇ-in. Vllazërimi i tij duhet të bëhet jo me fjalë, por me gjak, se vetëm lufta kundër armikut e shenjtëron bashkimin”. Krijimi i Frontit Nacionalçlirimtar hodhi themelet e bashkimit politiko-ushtarak të popullit në luftën e armatosur. Rëndësi në planin ushtarak kishte ideja e Konferencës për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe rruga që do të çonte në formimin e tij. Prej lufte dhe në lufte – theksohet në rezolucionin e Konferencës – kanë për të dalë dhe Shtabi Madhor…”. Vendimet e Konferencës së Pezës bënë që të rriten ndjeshëm njësiteve guerrile në qytete dheçetat partizane e territoriale në fshatra. Fillimi i vitit 1943, numri i çetave partizane në vend shkonte në 40. Kryengritja e armatosurpo rritej, kështu që Konferenca e Parë e vendit e PKSH, në mars 1943, diskutoi dhe orientoi çështjen e organizimit ushatarak dhe krijimin e ushtrisë NÇ. Pranvera dhe vera e vitit 1943 sollën krijimin e batalioneve partizane, gjë që shënonte shkallën më të lartë të organizimit ushtarak në fazën e parë. Batalioni i parë partizan në zonën e Pezës me një efektiv prej 250 luftëtarësh, u krijua në mars 1943. Më tej vijoji krijimi i mjaft batalioneve në qarkun e Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, Elbasanit, Beratit, etj. Risia e kësaj strukturepërbënte një eveniment të rëndësishëm dhe ndikoi në pjesëmarrjen e gjerë të masave popullore në Lëvizjen NÇ. Kështu që krijimi i disa batalioneve brenda një qarku shpuri në krijimin e shtabeve të qarqeve dhe drejtimin e formacioneve brenda qarkut. Vera e vitit 1943, numri i forcave partizane në formacionet e rregullta arrinte në 10.000 luftëtarë, në 22 batalione dhe në numër të madh me çeta. 20.000 luftëtarë vepronin në çetat vullnetare e territoriale, sidhe njësite guerrile në qyteteve e krahinave të pushtuara. Përmirësimet e ndjeshme në organizimit ushtarak, ndikuan në fushën e luftës së armatosur. Taktika e luftës partizane mori përparësi në këtë kohë. Veprimet luftarake patën karakter sulmues dhe u bashkërendua në shkallë qarku e midis qarqeve. Grupimi i mjaftforcave partizane dhe të drejtuara nga një shtab operativ bëri të mundur plotësimin e detyrave të rëndësishme luftarake në veprime mësymëse, në mbrojtjen e bazave partizane, në ndalimin e operaconeve të armikut. Zonat e lira të vendit, ishin baza të fuqishme në mbështetjen dhe zgjerimin e Luftës NÇ. Në zonat si Peza, Mesapliku, Kurveleshi, Skrapari, Gora, Mallakastra, Opari, Shpiragu, Çermenika, Shëngjergji, Martaneshi, Dibra, Tropoja, mbi Shkodra etj., pushteti i Këshillave Nacionalçlirimtarë ishte vendosur. Këto rezultateve në organizimin ushtarak, në veprimtarinë luftarake, bënë të mundur arritjen e qëllimit strategjik në fazën e parë dhe ngritjen e bazave për kryengritjen e përgjithshme të armatosur që çuan në organizimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm ishte domosdoshmëri.

Mbledhja e Labinotit 1943 dhe krijimi i Shtabit të Përgjithshëm

Në zonën malore të Shqipërisë së Mesme, që gjendet rreth 10-12 km në Veri-Lindje të Elbasanit, shtrihej një lokalitet i vogël, i quajturLabinot. Ndërsa fshati Labinot mal, i vendosur në faqe të një mali, siguronte mbrojtje të mirë natyrore. Zona e Martaneshit dhe malet e Kaptinës e mbronin nga Veriu dhe Veri-Lindja; në anën perëndimore përrenjtë malorë, përbënin një pengesë për t’u afruar dhe lartësitë që shtriheshin nga jugu, mbaheshin në vrojtim lëvizjet në rrugën automobilistike Elbasan-Librazhd. Labinoti gjatë vitit 1943, me të gjithë fshatrat përqark tij, ishte konsoliduar bazë e fuqishme e Luftës NÇ, ku kishin ndodhur ngjarjeve të shënuara. Këtu nga 4-10 Korrik 1943, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar. Mbledhja analizoigjendjen politike të brendshme e të jashtme, veprimtarinë e këshillave nacionalçlirimtarë dhe gjerësisht u ndal sidomos në analizën e luftës të popullit shqiptar kundër pushtuesit. Mbledhja pas një analize të gjendjes reale, arriti në përfundim se ishin kushtet për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Në përfundim të mbledhjes më 4 Korrik 1943, vendosi formimin e tij, “….si një qendër organizative, politike e operative e të gjitha fuqive të armatosura antifashiste”. Ky organizmim i rëndësishëm për LANÇ-in, bëri që Këshilli i Përgjithshëm NÇ dhe Shtabi i Përgjithshëm të shpallnin një proklamatë drejtuar popullit shqiptar më 10 Korrik 1943. Kjo ditë ka shënuar dhe krijimin e Ushtrisë NÇSH, dhe ka hyrë në histori si një ditë historike që duhet përkujtuar. Organizimi i Shtabit të Përgjithshëm të Fuqive të Armatosura Nacionalçlirimtare, thuhej në proklamatë, është një përgjigje flakë për flakë që po i japim armikut. Kjo proklamatë, e cila ishte përmbledhja e diskutimeve në mbledhjen e 4 Korrikut, zbërthente dhe analizonte faktorët që shpunë në krijimin e Shtabit te Përgjithshëm. Analizë e hollësishme u bëhej rrethanave e kushteve të brendshme dhe të jashtme. Zgjerimi dhe zhvillimi i vrullshëm i luftës së armatosur, vlerësohej në planin e brendshëm, si faktori kryesor që kushtëzonte krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Përmasat që kishte lufta, bënë të mundur që formacionet partizane të kryejnë operacione të rëndësishme të cilat “…dërrmuan fuqitë e armikut në të katër anët (Patos, Selenicë, Fushë e Çepratit, Pezë, Gjorm, Libohovë, Përmet, Leskovik etj.) dhe i shtrënguan të mbyllen nëpër qytete. Në analizën e faktorit të brendshëm, rëndësi e veçantë ju kushtua perspektivës së zhvillimit të luftës. Para Shtabit të Përgjithshëm, si organ ushtarak, dolën këto detyra parësore: përsosja e organizimit ushtarak të UNÇSH-së; përpunimi i taktikës së luftës dhe udhëheqja strategjike operative e luftës së armatosur. Plotësimi i tyre do të bënte arritjen e misionit strategjike dhe duke respektuar ligjet e rregullat e luftës. Në proklamatë për faktorin e jashtëm theksoheshin goditjet dërrmuese që kishin marrë hitleriane nga aleatët; beteja e Stalingradit dhe fitoret e arritura nga forcat anglo-amerikane në Afrikën e Veriut e në Siçili. Kjo situatë jo vetëm favorizonte Lëvizjen Nacionalçlirimtare të popujve që luftonin kundër zgjedhës nazi-fashiste, por njëherazi kërkonte fuqizimin e mëtejshëm të luftës së tyre të armatosur. Prandaj krijimi i Shtabit të Përgjithshëm merrte rëndësi të veçantë dhe në planin ndërkombëtar. Lufta Nacionalçlirimtare Shqiptare, si pjesë përbërëse e luftës së madhe antifashiste botërore, nuk mund të bashkërendohej si duhej me luftën e shteteve e të popujve pjesëtarë të koalicionit botëror antifashist pa një shtab drejtues të posaçëm në shkallë kombëtare. Kështu që Shtabi i Përgjithshëm do të realizonte një koordinim të mirë e të plotë të luftës së popullit tonë në kuadrin e teatrit luftarak të Mesdheut, si dhe me luftën e popujve fqinjë të Ballkanit. Veprimtaria e Shtabit të Përgjithshëm po krijonte kushte për një vlerësim real të luftës së armatosur të popullit shqiptar. Ideja për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm, ishte hedhur në Konferencën e Pezës. Në praktikë u realizua pas nëntë muajsh. Po më parë mund të ishte krijuar ky shtab? Analiza e bërë thekson se krijimi i Shtabit ishte rrjedhojë logjike e ndryshimeve të rëndësishme sasiore e cilësore që kishin ndodhur në formacionet partizane dhe në veprimtarinë luftarake të tyre. Formimi i tij u bë i domosdoshëm kur ishte rritur intesiteti i luftës se armatosur dhe i formacioneve partizane të cilat erdhën natyrshëm dhe pjekur kushtet. Shtabi i Përgjithshëm ishte organi më i lartë i udhëheqjes politike e ushtarake të UNÇSH-së. Lufta e armatosur e popullit shqiptar me krijimin e tij, hyri në një etapë të re zhvillimi, në atë të kryengritjes së përgjithshme popullore. Lufta mori karakter më të organizuar, më të gjerë e më të ashpër. Udhëheqja strategjike e Forcave të Armatosura kundërfashiste u ngrit në një shkallë më të lartë e më të specializuar.

Struktura e Shtabit të Përgjithshëm

Këshilli i Përgjithshëm NÇ vendosi që ndërtimin e strukturës organizative të Shtabit të Përgjithshëm ta linte në kompetence të tij. Ndaj dhe Shtabi në mbledhjen e datës 10 korrik pasi studioi projektin e përgatitur nga komision i ngritur prej tij, miratoji strukturën e tij, që ishte e tillë: shtabi operativ, komisariati politik, komisariati ekonomik, sekisoni i brendshëm, seksioni i shëndetësisë etj. Me zgjerimin e luftës gradualisht në strukturën e Shtabit u shtuan dhe elementë të tjerë, të nevojshëm për veprimtarinë të cilat ishin: seksioni i informacionit, grupi i specialistëve të ndërlidhjes, të xhenios, njësiti i sigurimit të Shtabit etj. Luftën e armatosur Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së e udhëhoqi kurdoherë si një organ kolegjial. Kështu në urdhrin e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm më 17 Gusht 1943 mbi strukturën organizative në UNÇSH-së, ky kriter gjen shprehjen e vet, ku theksohej se Ushtria Nacionalçlirimtare Partizane dhe Vullnetare vihet nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm. Organet e larta, Komanda e Shtabit të Përgjithshëm, kishte kompetenca të gjëra lidhur me përpunimin e planeve strategjike e operative, dhe këto njëkohësisht merrnin vendime të rëndësishme për problemet kryesore të luftës së armatosur e të përsosjes organizative të UNÇSH-së. Në plotësimin të këtyre detyrave, komanda gjithmonë bashkëvepronte me disa nga anëtarët e tjerë të Shtabit, që gjendeshin dhe qëndronin pranë tij. Shtabi operativ në strukturën e Shtabit, luante dhe kishte rol tepër të rëndësishëm. Ky shtab operativ gjithmonë përbëhej nga komandanti dhe komisari i Shtabit, si dhe dy specialistë ushtarakë. Specialistë ndiqnin situatat luftarake në shkallë vendi, i raportonin Shtabit në bazë të planeve e ideve të tij, si dhe hartoheshin urdhra operacione e udhëzime. Nëpërmjet veprimtarisë të këtij Shtabi operativ, bëhej e mundur drejtimi operativ-strategjik i UNÇSH-së dhe i formacioneve të saj. Ndërsa seksionet si komisariati ekonomik, seksioni i brendshëm dhe ai i shëndetësisë drejtoheshin e kishin në krye një anëtar Shtabi. Ndërsa shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm mbanin dhe kryenin funksione komanduese në formacionet të ndryshme të UNÇSH-së. Kështu që Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së nuk ishte strukturë e rëndë. Në vetvete ai ishte një aparat i lehtë, i gatshëm për lëvizje e manovrime të shpeshta, i përshtatej terrenit malor dhe natyrës të luftës partizane. Shumë nga anëtarët e Shtabit komandonin formacione partizane. Edhe ata anëtarë të Shtabit të cilët nuk kishin funksione komanduese, shpesh gjendeshin pranë formacioneve të mëdha të UNÇSH-së, në detyrën e të deleguar të tij, gjatë operacioneve luftarake. Në çdo vendqëndrim të Shtabit gjatë luftës gjendej komanda dhe dy deri në tre anëtarë të tij. Në këtë mënyrë Shtabit paraqet një tipar të theksuar operativ, gjë që e rriste shumë efektivitetin e veprimit të tij. Shtabi i Përgjithshëm, në varësi nga zhvillimi i situatave, gjithmonë synonte të ndodhej e të gjendej në afërsi të ngjarjeve e të operacioneve të rëndësishme luftarake. Gjatë luftës ai manovroi kryesisht në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe deri në Jug të vendit. Vende të përshtatshme gjithmonë janë vlerësuar krahinat malore të cilat ishin shndërruar në baza të fuqishme të luftës partizane. Në periudhën korrik 1943-gusht 1944, vendet e qëndrimit e të drejtimit të Shtabit të Përgjithshëm ishin Çermenika (Labinoti, Shmili, Orenja), Kucaka, Panariti, Helmesi, Odriçani. Fundshtatori 1944, Shtabi i Përgjithshëm u përqendrua në qytetin e lirë të Beratit, nga ku drejtoi operacionet mësymëse për çlirimin e plotë të vendit.

Anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm

Shtabi i Përgjithshëm, duke ndjekur përvojën luftarake të popullit shqiptar në shekuj, u përbë nga 12 veta. Këta anëtarë ishin: Spiro Moisiu, Enver Hoxha, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Dali Ndreu, Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Sejfulla Malëshova. Në mbledhjen e parë më 5 korrik, Shtabi zgjodhi komandantin dhe komisarin politik, të cilët përbënin dhe komandën e tij.

Komanda

Spiro Moisiu u zgjodh Komandant i Shtabit. Në këtë kohë ai ishte 40 vjeç. Në këtë detyrë, ai erdhi si një ushtarak e me një karriere të gjatë e të respektuar ku spikatën aftësia e profesionalizmi ushtarak, si dhe dinjiteti e atdhedashuria. Spiro Moisiu, patriotizmin dhe shpirtin human e kishte shpalosur në rininë e hershme, në mbrojtje të punimeve të Kongresit të Lushnjes 1920, ku zë fill dhe karriera e tij ushtarake. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Ndërsa pushtimi fashist e gjen me gradën ushtarake major. Ai kishte kryer një kurs për oficerë madhorë, me detyrë komandant batalioni në zonën e kufirit Shkodër-Shëngjin. Ai ishte ndër oficerët që e pritën agresionin me pushkë. U vlerësua shumë si ushtarak dhe atdhetar gjatë luftës Italo-Greke. Meaktin e tij antifashist, liridashës e guximtar braktis frontit së bashku me batalionin që komandonte. Pasi del nga kampi i përqendrimit në Shijak, merr pjesë aktive në Lëvizjen NÇ. Ai i manifeston aftësitë e tij komanduese në organizimin dhe drejtimin e formacioneve partizane në rrethin e Lushnjes. I edukuar me ndjenjat e atdhedashurisë, i shquar në veprimtarinë patriotike e me përvojë të gjatë në karrierën ushtarake, i matur e burrëror, Spiro Moisiu përfaqësoi kandidaturën më të gjetur në detyrën e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm. Në krye të këtij Shtabi, majori Moisiu shfaqi më tej aftësitë e tij në fushën e artit ushtarak e të drejtimit operativo-strategjik në kushtet e një lufte popullore, duke merituar me të drejtë nderimin dhe respektimin e efektivave dhe të komandantëve të UNÇSH-së. Ai me qetësinë dhe ekuilibrin e admirueshëm ndërtoi marrëdhënie korrekte me të gjithë anëtarët e shtabit. Ai ishte njohës i thellë i çështjeve ushtarake dhe shfaqi kudo ndihmësen e tij të madhe në funksionimin e Shtabit të Përgjithshëm. Duke iu përshtatur natyrës së luftës, si një profesionist i aftë ushtarak e një ndër hartuesit kryesor të urdhërave, udhëzimeve e instruksioneve që nxirrte Shtabi i Përgjithshëm, ka vlerat e tij të mëdha për fuqizimin e UNÇSH-së e shndërrimin gradual të saj nga lufta partizane në një ushtri të rregullt. Enver Hoxha zgjidhet në funksionin e komisarit politik të Shtabit të Përgjithshëm. Ai ishte dhe sekretari i parë i PKSH. Veprimtarinë e kishte filluar në kuadrin e grupeve komuniste si një njeri me ideale. Dalja në udhëheqje të Partisë Komuniste, e nxori në krye të luftës së armatosur. Kishte formim të gjerë intelektual, por nuk kishte bërë ndonjë shkollë ushtarake. Ndërsa në problemet themelore të luftës së armatosur si të organizimit e të drejtimit, të organizimit ushtarak, mjaft bashkëkohës e historianë e vlerësojnë kontributin e tij të shquar. Enver Hoxha ishte ndër ideatorët kryesorë të organizimit e të zhvillimit pa kompromis të luftës së armatosur kundër pushtuesve e bashkëpunëtorëve të tyre. Ai ishte dhe autor i mjaft artikujve, urdhërave e udhëzimeve që patën një ndikim të fuqishëm në zhvillimin dhe rritjen e luftës së armatosur dhe të UNÇSH-së.

“Prijësa” dhe ushtarakë popullorë

Anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, kanë portretet e veta ku secili me veçoritë, me tiparet e ndryshme, dalloheshin për veprimtari të pasur patriotike. Kështu Myslym Peza, Haxhi Lleshi e Mustafa Xhani, me prirje e aftësi si “prijësa” ushtarakë popullorë, me autoritet, veçanërisht në krahinat e tyre, ndikoi shumë në shëndrrimin e krahinave të Pezës, Dibrës e Martaneshit në baza të fuqishme të luftës partizane. Myslym Peza, vinte nga një familje fshatare me tradita patriotike. Në moshë të re bashkohet me lëvizjen demokratike të viteve 1920-1924, merr pjesë në Revolucionin e Qershorit. Ai ishte kundërshtar i vendosur i regjimit të Zogut. Me qëndresën e armatosur kundër mbretit mërgon jashtë shtetit. Me tu kthyer në atdhe, si antifashist i parë renditet ndër inisiatorët e luftës së armatosur kundër pushtuesve e së bashku me çetën e tij, jep sinjalin e qëndresës popullore në Evropë. Lufta partizane në zonën e Pezës merr përpjesëtime të gjera. Në Konferencën e Pezës, Myslym Peza jep kontribut të shquar. Zgjidhet anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Në prag të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm, në zonë vepronin 4 batalione, të cilat në gusht 1943 krijuan grupin partizan të Pezës nën komandën e tij.

Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, e ktheu Pezën në një zonë luftarake në shpinë të kryeqytetit. Pesë operacione ndërmorën pushtuesit nazi-fashiste kundër bazës partizane së Pezës, por në të gjitha dështuan. Misionarët anglezë e kanë cilësuar komandantin legjendar të Pezës, Robin Hudin shqiptar. Haxhi Lleshi, i brumosur që në fëmijëri me virtutet e atdhedashurisë, ndershmërisë e trimërisë, vinte nga një familje patriotike e me zë e Dibrës së Madhe. Ishte personalite që vuri në shërbim të popullit shqiptar gjithçka. Nuk u pajtua me regjimin e Zogut. Me pushtimin fashist të vendit, ishtendër të parët që radhitet me LNÇ. Në krye të formacioneve partizane të qarkut të Dibrës, komandant i çetës dhe batalionit partizan, u shqua si organizator dhe prijës i talentuar. Ishte njeri me zemër të madhe e shpirt të pastër, plot mençuri e maturi, i pagëzuar nga ushtarët italiane, si Garibaldishqiptar, dha një ndihmesë të vyer jo vetëm në udhëheqjen e luftës çlirimtare në qarkun e Dibrës, por edhe në veprimtarinë udhëheqëse të Shtabit të Përgjithshëm në zona të tjera të vendit. Pjekuria, burrëria dhe humanizmi i Haxhi Lleshit mundësoi bashkëpunimin e divizionit italian “Firence” me Luftën Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar pas kapitullimit të Italisë fashiste. Mustafa Xhani, përfaqësonte figurën patriotike me popullaritet të gjerë në krahinën e Martaneshit. Trashëgoi që në moshë të re, ndjenjën e atdhedashurisë dhe ishte me pikëpamje antizogiste. Njeri fisnik, me shpirt të çiltër e demokrat, pas pushtimit të vendit merr pjesë aktive në lëvizjen çlirimtare. Në Konferencën e Pezës zgjidhet anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Klerik i sektit bektashian “Baba Faja” sapo i kishte kaluar të 30 vjet. Ai ishte me prirje të theksuara përparimtare e aftësi komunikuese, dhe e shndrroi teqenë e Martaneshit në qendër të propagandës antifashiste, të bashkimit të popullit rreth Frontit Nacionalçlirimtar e të mobilizimit në luftën e armatosur. Duke qenë në krye të formacioneve partizane të Martaneshit, të çetës e të batalionit, i jep hov luftës së armatosur në krahinë. Në Martanesh dështojnë disa operacione të armikut, dhe Martaneshi bëhet nyje lidhëse midis krahinave të Dibrës e Pezës.

Më i “moshuari”

Abaz Kupi, më i moshuari, ishte 52 vjeç. Ai vinte nga një familje me zë dhe të shquar për veprimtari patriotike në rrethin e Matit. Në vitin 1920 kishte marrë pjesë në luftën e Koplikut kundër pushtuesve malazezë. Fillimisht ishte kundërshtar i Zogut, por pranon ofertat e tij dhe fillon karrierën ushtarake me gradën toger. Pa shkollë, por falë talentit dhe dhuntive të tij natyrale, arrin në ushtrinë mbretërore deri në gradën e majorit. Ishte organizator i qëndresës në portin e Durrësit kundër agresionit italian të 7 Prillit 1939. Pas pushtimit emigron në Turqi, por shpejt kthehet në atdhe. Bëhet përkrahës i luftës së armatosur kundër pushtuesve, pranon platformën e Konferencës së Pezës, zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe më pas anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Bazi i Canës, paraqet ndërthurjen e ushtarakut të karrierës me tiparet e një prijësi popullor. Nga përvoja e gjatë në ushtri i përngjan ushtarakut të karrierës, nga natyra dhe mënyra se si u inkuadrua në rradhët e saj, i afrohet më tepër prijësit popullor. Në krye të efektivave të komanduara prej tij, me rreth 300-400 luftëtarë, deri në shtator 1943, kryen, në bashkëveprim me formacione të tjera të UNÇSH-së, disa luftime të suksesshme, si në Qafë Shtamë e në Krujë. Ishin këto disa hapa pozitive që i hapin prespektivën e një luftëtari e prijësi të shquar të LANÇ-it. Abaz Kupi largohet nga Shtabi i Përgjithshëm dhe lidhet meMbretin Zog.

Kosovari nga Mitrovica

Ramadan Çitaku, me origjinë nga krahina e Mitrovicës dhe nga familje me tradita patriotike, arsimohet në shkollën teknike të Tiranës. Ishte pjesëmarrës aktiv në lëvizjen antizogiste e komuniste të viteve 1930-1940, dhe një nga drejtuesit e PKSH me formimin e saj. Për merita në organizimin dhe drejtimin e kryengritjes së armatosur zgjidhet anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa në Konferencën e Labinotit, shtator 1943, zgjidhet anëtar i kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm. Ishte njeri i pjekur, i çiltër e burrëror, Ramadan Çitaku shpesh është dërguar nga Shtabi i Përgjithshëm si përfaqësues i tij pranë formacioneve të UNÇSH-së, në zona të vështira të operacioneve luftarake. Me vlerësimet realiste të situatave operativo-strategjike, me këshillat dhe fjalën e tij të urtë, ka dhënë ndihmesë të shquar në efektivitetin e veprimeve luftarake dhe kapërcimin e vështirësive.

Të arsimuar në shkolla dhe universitete Perëndimore

Anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm u zgjodhën dhe intelektualët Ymer Dishnica e Sejfulla Malëshova. Ata ishin arsimuar në shkollat dhe universitetet e Evropës Perëndimore.

Sejfulla Malëshova, ose Lame Kodra, qysh në vitet 1920, kur ishte student në Romë, me poezi, përkthime e publicistikë, zinte një vend të veçantë në letrat shqipe. Ky poet është cilësuar dhe vjershëtor i Luftës Nacionalçlirimtare. Me vargun “plot barut”, ndizte zemrat e popullit në luftën për liri dhe frymëzonte djalërinë shqiptare për t’u rreshtuar në formacionet e UNÇSH-së.

Ymer Dishnica, nxënës i shkëlqyer në Liceun e Korçës, student në Francë, në fillimi të vitit 1941, kthehet në Atdhe me diplomën e mjekut. Detyrat ndaj Atdheut nuk i dha kohë të ushtrojë profesionin. 28 vjeçari Ymer Dishnica lidhet menjëherë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare, duke u bërë shpejt një ndër drejtuesit kryesor të saj në Qarkun e Korçës. Me horizontin e gjerë e me intelektin që i karakterizonte, pashkollim ushtarak, Sejfulla Malëshova dhe Ymer Dishnica, dhanë një ndihmesë të shquar në organizimin e luftës së armatosur. Mendjemprehtësia e këtyre dy personaliteteve të Lëvizjes Nacionalçlirimtare spikat në shkrimet, analizat, proklamatat e rezolucionet, që frymëzuan popullin dhe luftëtarët e lirisë për domosdoshmërinë e një lufte të ashpër kundër pushtuesve dhe rriten autoritetin e Shtabit të Përgjithshëm. Me mençurinë, urtësinë e shpirtgjerësinë, përçonin në radhët e kuadrove të ushtrisë një frymë bashkëpunimi të sinqertë, me një qëndrim të kulturuar e qytetar si ndaj efektivave, ashtu dhe ndaj masave të popullit. Në Shtabin e Përgjithshëm ishin dhe dy ushtarakë të karrierës të arsimuar në ushtrinë mbretërore: Dali Ndreu dhe Bedri Spahiu. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here