Komisioni Qendror i Zgjedhjevei është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas kërkesës së tij mbi të dhënat shkresorë të plotësimit të vakancave në Kuvend. Meta fillimisht kërkoi nga KQZ procedurat e ndjekura për zëvendësimin e deputetëve, ndërsa më pas kërkoi dokumentet e vendimmarrjes së KQZ. Dje ky institucion i ka kthyer përgjigje presidentit, duke mos i lënë asnjë mundësi atij. Përmes shkresës së KQZ, dokumentohen të gjitha vendet vakante në Kuvend, që nga nisja e mandatit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, e deri tek deputetët e opozitës, pas vendimit për të lënë mandatet. KQZ ka dërguar nga një kopje të njehsuar me origjinalin për krijimin e vakancës dhe kërkesat e deputetëve për heqje dorë nga mandati. Lëvizjet e Metës dyshohet se kanë të bëjnë me tentativat e tij për të shpërndarë Parlamentin. Meta po mundohet të gjejë parregullsi me zëvendësimin e mandateve, duke e përdorur si argument me qëllim që të shpërbëjë gjithçka. Duke qenë se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, presidenti po mundohet të marrë kompetenca që nuk i takojnë. Shtyrja e zgjedhjeve i kushtoi atij shkarkimin. Por nëse vendos të shpërndajë Parlamentin, atëherë do nxisë më shumë konflikt, pasi këtë të drejtë Kushtetuta nuk ja jep në asnjë cep të saj. Por duke qenë se PS po përgatit shkarkimin e tij, Meta po mundohet të bëjë presione në distancë se është gati të shpërndajë Parlamentin. Por kërkesa drejtuar në KQZ mund të jetë dhe një manovër e Metës për të kundërshtuar Kuvendin në Gjykatën Kushtetuese. Pasi të vendoset për shkarkimin tij, vendimi duhet të shkojë në Kushtetuese. Aty Meta pritet të mbrohet me argumentin se Parlamenti është ilegjitimin. Sipas tij, votimi për shkarkimin e tij është bërë nga deputetë që janë emëruar në shkelje të ligjit. Por KQZ ka deklaruar se ka zbatuar me detaje ligjin, duke mos i lëna hapësira presidentit.