laLetërkëmbimet, ja si Shqipëria kërkoi më 1949 të rivendoste marrëdhëniet me SHBA, amerikanët dyshime për plan të Bashkimi Sovjetik

0
464

Amerikanët kanë nxjerrë në dritë të tjera dokumente sa i takon zhvillimeve në Shqipëri gjatë vitit 1949. Në disa letër-këmbime mes zyrtarëve të lartë amerikanë, tregohet se si Shqipëria kërkoi në këtë vit të rivendoste marrëdhëniet diplomatike me SHBA, por amerikanët ishin skeptikë sepse dyshonin që mund të ishte një plan i Bashkimit Sovjetik.

Nju Jork, 14 maj 1949

Përfaqësuesi amerikan në OKB(Austin) për sekretarin e shtetit: Në lidhje me interesimin e Evatt, ambasadori shqiptar Shtylla sinjalizoi më 13 maj se tentativat e rikëshillimit me vendet e Ballkanit po ecnin ngadalë, por shtoi se atmosfera në të cilën po punonin me përfaqësuesin amerikan ishte disi pozitive dhe jo e pashpresë. Shtylla tha se kishte vështirësi, por Shqipëria kishte dispozitë pozitive. Sipas mendimit të tij, Shqipëria nuk mund të nënshkruante asgjë nëse Greqia nuk hiqte dorë nga pretendimet për Epirin e Veriut dhe pa pranimin e kufijve ekzistues, të cilët datojnë prej vitit 1913 dhe ishin formalizuar në 1926, pra ishin përfundimtarë. Sipas përfaqësuesit australian Atyeo, Evatt ka pritur në takim përfaqësuesit e Shqipërisë, Bullgarisë e Jugosllavisë më 13 maj. Shtylla i tha Evatt se nuk kishte marrë konfirmim për pranimin e formulës së tij dhe se as dy përfaqësuesit e tjerë nuk kishin marrë përgjigje nga qeveritë e tyre. Vladiguerov (Bullgaria) lexoi një deklaratë ku akuzonte Greqinë për shkelje të kufirit bullgar. Kishte gjithashtu deklarata në lidhje me pretendimet greke ndaj Bullgarisë dhe Evatt pyeti nëse kishte pretendime bullgare ndaj territorit të Greqisë. Vladiguerov tha se Bullgaria nuk kishte pretendime dhe se zhurma të tilla ishin vetëm propagandë gazetash, por nuk dha një përgjigje direkte kur u pyet nga Evatt nëse mund të bënte një deklaratë formale për këtë. Evatt i tha grupit se në rast të një përgjigjeje pozitive, ai besonte se duhet të siguronte që dhe qeveria greke të pranonte formulën, të paktën parimisht. Por shtoi se besonte se vetëm do të humbisnin kohë nëse nuk mund të bënin komunikime pozitive. Atyeo sinjalizoi se në rast se besonte se përpjekjet e Evatt ishin të suksesshme, do të jepte një deklaratë në fund të sesionit dhe një deklaratë për shtyp. Ai shtoi se cilado të jetë natyra e deklaratës, agjencia UNSCOB tashmë duhet të merrte një rol këshillues.

Uashington, 16 maj 1949

Memorandum nga drejtori i çështjeve evropiane (Hickerson) për sekretarin në OKB (Rusk): Memorandumi i bisedës me ambasadorin shqiptar në Francë, Behar Shtylla, tregon se qeveria shqiptare është e gatshme të diskutojë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA dhe është e gatshme të plotësojë kushtet e traktateve të paraluftës mes dy vendeve, të cilat ata i kanë refuzuar në negociatat e viteve 1945-1946. Ne nuk jemi të sigurt se përse po bëhet kjo qasje në këtë moment, por mund të supozohet se është bërë me miratimin sovjetik dhe ndoshta me sugjerimin e tyre. Situata e vështirë ekonomike e Shqipërisë mund të jetë një tjetër faktor madhor në panoramë. Sigurisht që do të kishte disa disavantazhe në vendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë në këtë moment të caktuar pasi regjimi i Hoxhës është 100 për qind një regjim policor i kontrolluar nga Moska. Njohja nga SHBA do të përçmohej nga shumë elementë anti-Hoxha si mes shqiptarëve ashtu dhe mes grekëve. Ajo do të bëhej objekt kritikash brenda vendit dhe gjithashtu për faktin se ne e kemi kundërshtuar anëtarësimin e Shqipërisë në OKB me argumentimin se qeveria e Hoxhës nuk është e aftë ose nuk ka vullnet për të zbatuar detyrimet e organizatës. Por nga ana tjerr pranimi i Shqipërisë i traktateve të paraluftës do të plotësonte një pjesë të këtyre detyrimeve. Nëse njohja do të jepej SHBA do të deklaronte qartësisht se kjo nuk do të thotë se miraton metodat deh politikat e qeverisë shqiptare. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike do të na aftësonte të mbrojmë qytetarët tanë më mirë se ç’mund të bëjmë aktualisht dhe do të na jepte disa avantazhe nga pikëpamja e informacionit dhe veprimit që për momentin nuk kemi. Në gjendjen aktuale të çështjeve në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri, e cila është një pikë e dobët në sferën sovjetike, prezenca e një misioni amerikan në vend do të ishte shumë e dobishme. Në diskutime të mëtejshme për çështjen Departamenti mund të sinjalizojë se nuk kërkon të vendosë kushte absolute prej fillimit, por kërkon garanci jo vetëm për çështjen e traktateve të paraluftës por dhe për lirinë e misionit të ardhshëm amerikan në Shqipëri, për të kryer detyrat e tij pa ndërhyrje apo pengesa si ato me të cilat është përballur më aprë misioni i zotit Jacobs në vitin 1946. Gjithashtu ne kemi të drejtë të presim ndryshime në sjelljen e Shqipërisë ndaj Greqisë dhe ndaj agjencisë UNSCOB për të treguar se Shqipëria do të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e shteteve të tjera. Qasja ndaj Shqipërisë kërkon analizë dhe konsultime të mundshme me britanikët, prandaj është e pamatur dhe në fakt e pamundur të japim një qëndrim të hershëm për pozitën zyrtare të SHBA. Në përgatitjen e qëndrimeve të Departamentit mbi çështjen qasja jonë duhet ruajtur e hapur për të mbajtur në konsideratë avantazhet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, për sa kohë që plotësohen kushtet e arsyeshme dhe për sa kohë që vendosja e marrëdhënieve kontribuon në avancimin e politikave tona të përgjithshme ndaj BRSS, Ballkanit dhe Greqisë.

Sofje, 23 maj 1949

Ambasadori në Bullgari(Heath) për sekretarin e shtetit: Ambasada është dakord me deklaratën e Rusk të cituar në buletinin e Departamentit, se çështja kryesore janë aktivitetet ilegale të fqinjëve veriorë të Greqisë me asistencën ndaj forcave rebele komuniste. Sugjerimi i Gromyko për zgjedhje të mbikëqyrura, kontroll ndërkombëtar të kufijve dhe ndalim të asistencës ushtarake duket se janë një kthesë në politikat e BRSS. Tani e tutje sovjetikët sugjerojnë se mbikëqyrja ndërkombëtare e zhvillimeve të brendshme politike e ushtarake përbëjnë një shkelje të sovranitetit kombëtar. Prandaj sugjerimet e Gromyko mund të shfrytëzohen me efekt të mirë propagande. Sugjerimet e tij mund të pranohen nëse aplikohen në mënyrë të njëjtë dhe për Bullgarinë e Shqipërinë. Sugjerimi për zgjedhje të reja supozohet të bazohet në në teorinë korrekte se vullneti i popullit është për paqen dhe se zgjedhjet e lira e të drejta do të sjellin në pushtet qeveritë që do të zbatojnë vullnetin e tij. Të tre qeveritë në fjalë janë të përfshira nga ana defensive apo ofensive në një luftë të fshehtë ndërkombëtare. Është me vend dhe e nevojshme që Shqipëria e Bullgaria ashtu si dhe Greqia të kryejnë zgjedhje të reja për zbatimin e politikave të paqes. Një komision ndërkombëtar është gjithat i nevojshëm pasi ka akuza dhe prova se të dyja palët në fjalë kanë shkelur kufijtë e njëra-tjetrës, dhe kjo duhet të përfshijë Shqipërinë dhe Bullgarinë. Inspektimet duhet të plotësojnë kërkesat e traktatit të Paqes së Bullgarisë që thotë se në kufijtë e saj nuk duhet të ekzistojë asnjë fortifikim apo instalim që mund të hapë zjarr ndaj Greqisë. Në interes të paqes, asistenca ushtarake si në materiale dhe personel duhet të ndalohet për Greqinë, deh është e nevojshme të sigurohemi që Bullgaria e Shqipëria të mos japin materiale apo personel për guerilasit grekë, kauza e të cilëve mbështetet haptazi nga vendet komuniste.

Uashington, 25th May 1949

Ambasadori britanik(Hoyer Millar) për sekretarin në Kombet e Bashkuara (Rusk): I dashur Rusk: Kur ne diskutuam për Greqinë më 19 maj ju më dhatë komunikimet e zyrës së jashtme dhe komentet e tyre. Unë tani po ju dërgoj dy dokumente që sapo kam marrë nga zyra e jashtme të cilat përmbajnë

A) Komentet e tyre të përgjithshme mbi lëvizjen ruse duke përfshirë dhe kundër-propozimet e mundshme

B) Komentet e tyre të detajuara për nenet 1 deri në 19 të dokumentit të Departament.

Zyra e Jashtme na kërkon të shpjegojnë se me dërgimin e këtyre dokumenteve, megjithëse ato janë dërguar te Bevin në Paris, ato nuk janë aprovuar prej tij dhe duhet të konsiderohen si një shprehje e pikëpamjeve të Departamentit. Zyra e jashtme supozon se hapi i ardhshëm do të varet nga rezultati i diskutimeve mes dy sekretarëve të shtetit në Paris.

Analizë e Zyrës së Jashtme Britanike
Oferta ruse duket se vjen pasi zhvillimet në Greqi nuk kanë qenë në favorin e tyre.

  1. Nuk ka asnjë provë se Kremlini kërkon të gjejë zgjidhjen e çështjeve në Ballkan.
  2. Qeveritë rumune, hungareze e bullgare janë ende armiqësore dhe intolerante, radio sovjetike vazhdon propagandën kundër Turqisë dhe presioni ndaj Titos vazhdon. Nëse ne i përgjigjemi, kundër-propozimet tona duhet të hartohen jo vetëm për të garantuar ndalimin e ndërhyrjeve në Greqi por dhe avantazhe për ne në fusha të tjera. Ne duhet të përfshijmë kërkesa maksimale me qëllim që të mbetet hapësirë për negociata.
  3. Në lidhje me Greqinë ne duhet të kërkojmë nga qeveria greke deklarimin e kushteve të tyre për amnisti të re dhe zgjedhje të përgjithshme pas dorëzimit të rebelëve. Por nuk duhet t’u kërkojmë atyre të pranojnë vëzhgues ndërkombëtarë as për dorëzimin deh as për zgjedhjet, deh aq më pak lejimin e konkurrimit të partisë komuniste greke. Ne duhet t’i përmbahemi parimit se këto janë çështje të brendshme të Greqisë.
  4. Nga aspekti grek, kundër-propozimet tona duhet të përfshijnë rideklarimin e kërkesave se asistenca e fqinjëve veriorë për rebelët duhet të marrë fund dhe se rebelët duhet të dorëzohen megjithë armët e tyre. Ne mund të kërkojmë që agjencia jonë U.N.S.C.O.B. të lejohet të ketë akeses në Bullgari, Jugosllavi e Shqipëri me qëllim monitorimin e ndalimit të ndihmave për rebelët, duke e bërë kështu më të thjeshtë organizimin e zgjedhjeve të reja në Greqi.
  5. Ne mund të përmendim më tej pika të tjera në territoret fqinje për të cilat iniciativa sovjetike mund t’i bindte në vendosjen e kushteve në ndihmë të paqes.

Kërkesat tona do të ishin:

a) Shqipëria të ndalojë ndërhyrjet ndaj Greqisë dhe të zgjidhë çështjen e dëmshpërblimit me Anglinë për incidentin e dy anijeve në Korfuz.

b) Bullgaria të ndalojë ndërhyrjet ndaj Greqisë deh të plotësojë detyrimet ndaj saj në lidhje me dëmshpërblimet.

c) të riatdhesohen fëmijët e larguar grekë.

d) të ndalojë lufta psikologjike kundër Turqisë.

e) të jepen garanci se qeveria sovjetike nuk do të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Qipros.

  1. Kundër-propozime të këtij lloji sigurisht do të kundërshtoheshin nga sovjetikët por mund t’i detyrojnë ata të bëjnë sugjerime të reja pak më afër të pranueshmes për ne, sesa ato që ka avancuar kohët e fundit Gromyko. Ndërkohë grekët do të kenë marrë inkurajimin e nevojshëm nga ne dhe çmontimi i njësiteve guerilase do të vazhdojë.

Dokument i Zyrës së Jashtme Britanike
Më poshtë kemi komentet e Departamentit të Shtetit mbi dokumentin e Zyrës së Jashtme:

  1. Jemi dakord me paragrafët 1, 3, 4, 5, 7, 8, 9, 13, 14, 15, 17 e 18.
  2. Paragrafët 2 dhe 19. Grekët nuk kanë besim në aftësinë e Dr. Evatt për të negociuar një zgjidhje paqësore me fqinjët e tyre veriorë dhe sipas informacioneve tona të fundit vetë Evatt duket se ka pranuar dështimin e përpjekjes së tij. Agjencia aleate U.N.S.C.O.B. nuk ka rezultuar efektive në përpjekjet e saj për ndërmjetësim.
  3. Paragrafi 6. Ne jemi dakord por nuk shikojmë dobi të veçantë në shprehjen e qartë të këtij parimi në përgjigjen tonë për sovjetikët.
  4. Paragrafi 10. Nëse qeveria greke ka rënë dakord se nuk duhet të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare për zgjedhjet, ata mund të këshillohen t’ia besojnë detyrën fuqive të mëdha, siç janë ato që nuk janë përfshirë ndonjëherë në Greqi, si vendet veriore apo skandinave.
  5. Paragrafët 11 e 12. Ne besojmë se opozicioni i brendshëm ndaj Titos është i fuqishëm dhe se aktualisht ai thuajse ka ndaluar ndihmën ndaj guerilasve grekë. Ne besojmë gjithashtu se situata e qeverisë në Shqipëri është e pasigurt. Nga ana tjetër nuk kemi zhvillime në vendet e tjera satelite, ku propaganda është e vetmja armë që kemi në dorë.
  6. Paragrafi 16. Një nga qëllimet e kontaktit të sovjetikëve me ne është të na bëjnë të ndalojmë ndihmën materiale ndaj Greqisë. Por në analogji me çështjen e Berlinit ne duhet të jemi tërësisht të sigurt që një zgjidhje efektive e përfundimtare të jetë arritur para se të ndryshojmë kursin e burimeve.

Moskë, 8 korrik 1949

Ambasadori në BRSS (Kirk) për sekretarin e shtetit: Në lidhje me telegramin e Sofjes dhe komunikimet e Athinës me Departamentin për çështjen greke ne rekomandojmë:

  1. Ambasada duhet të jetë e përgatitur të qëndrojë e palëkundur në parimet bazë që kanë drejtuar politikën e SHBA në lidhje me çështjen greke, dhe të trajtojë me kujdes çdo avancim të sovjetikëve pasi hapje të tilla prej tyre me shumë gjasa kanë si qëllim arritjen e fitoreve të propagandës për Krelinin. Në të njëjtën kohë ambasada është plotësisht dakord me ambasadën në Sofje se çdo propozim sovjetik duhet të kundërshtohet publikisht me theks të veçantë në kontrastin mes asaj që sovjetikët thonë se duhet bërë në Greqi dhe situatës politike në vendet e tjera satelite.
  2. Sugjerimi i Sofjes në lidhje me përdorimin e Greqisë si janë bazë për kundër-ofensivat ndaj Shqipërisë dhe Bullgarisë, është përmendur nga Departamenti në kuadër të mundësisë së politikave perëndimore në Ballkan për luftën psikologjike, ndikimin ekonomik dhe aktivitetin politik.
  3. Qasja e tipit “luftimi i zjarrit me zjarr” përfshin rrezikun e dobësimit të moralit dhe bazës ligjore mbi të cilat kemi ngritur çështjen greke në OKB dhe ndoshta përshkallëzon nisjen e luftimeve totale në Ballkan e rrjedhimisht dhe në vende të tjera. Ambasada beson se Sofja është paksa tepër e zellshme në lidhje me veprimin në zonën e vendeve satelite sovjetike dhe nuk llogarit “reaksionin zinxhir” që mund të ndodhë “brenda kufijve të Rusisë sovjetike”.
  4. Ambasada beson gjithashtu se duhet të heqim dorë nga idea e shfrytëzimit të kushteve të brendshme të pakënaqësisë në Shqipëri të cilat së bashku me situatën e Titos mund të përbëjnë një mundësi për kundërmasa të kufizuara nga territori grek.
  5. Ne do të sugjeronim që shfrytëzimi i mundësive në Shqipëri të shoqërohej me deklarimet të Greqisë se nuk kërkon zgjerim në kurriz të Shqipërisë ose të Epirit të Veriut, dhe kjo të mos shfrytëzohet deri në debatin e kësaj vjeshte, në mënyrë që Greqia dhe miqtë e saj të mund të justifikojnë kundërmasat para opinionit botëror, duke treguar se përpjekjet e OKB nuk dhanë rezultat. Kështu që planifikimi i kundër masave në Ballkan të jetë i koordinuar qartësisht me qasjen tonë ndaj diskutimit të pritur për Greqinë.

Beograd 9 qershor 1949

Ambasadori në Jugosllavia(Cannon) për sekretarin e shtetit: Pata një bisedë prej më shumë se dy orësh me Kardelj e Bebler në lidhje me çështjet e brendshme të jashtme. Pikat kryesore të Kardelj-

Ekonomia: Ri-orientimi i ekonomisë pas konfliktit me bllokun komunist kërkon rigrupim të planit pesë-vjeçar. Këtë vit mungesa e teknikëve dhe punonjësve të specializuar nuk ka qenë problem, por ka masur mangësi në krahun e lirë të punës prej përqendrimit të prodhimit në për tregjet perëndimore siç janë mineralet dhe druri. Si rrjedhojë një numër i madh ushtarësh po përdoreshin si krah pune. Ndërsa për vitin që vjen kur plani të përqendrohet te industrializimi do të ketë mangësi të ndjeshme të teknikëve dhe punonjësve të specializuar.

Politike: Situata e brendshme është e shëndetshme; nuk jemi të shqetësuar për dezertimet e vogla, ndërsa një revoltë e organizuar nuk llogaritet të ndodhë. Zemërimi i disa grupeve të fshatarëve prej kolektivizimit është balancuar nga grupe të tjera siç janë të paprivilegjuarit. Solidariteti kombëtar promovohet me anë të sharjeve dhe fryrjes së rrezikut nga vendet fqinje.

Shqipëria: Ofendimet dhe incidentet kufitare kanë qenë të vështira, edhe pse situata nuk është dhe aq e keqe sa që të rrezikohen incidente serioze. Bashkimi sovjetik nuk pritet të përfshihet në krah të Shqipërisë. Populli shqiptar është gjithnjë e më miqësor ndaj Jugosllavisë dhe tashmë fshatra të tëra bashkë me gjënë e gjallë po kalojnë kufirin drejt Jugosllavisë duke krijuar një problem refugjatësh për vendin.

Hungaria: I ka shqetësuar seriozisht jugosllavët pasi “nëse do të ketë probleme do të vijnë prej andej”. Besojmë se vendet fqinje kanë njëfarë respekti për Jugosllavinë dhe pozitën e saj tashmë të pavarur nga Kominform propaganda e të cilës kundër Beogradit tashmë nuk funksionon më.

Greqia: Rebelët komunistë janë tashmë armiqësorë ndaj Jugosllavisë dhe ndihmat e tyre nuk po kalojnë. Unë e nxita për shumë detaje, si avancimet logjistike, portet apo strehimi i rebelëve të arratisur.

Ai nuk mohoi ndihmën në të kaluarën por tha se tashmë “gjithçka është ndryshe.” Ai dukej i pakënaqur nga përfshirja greke dhe tha shkarazi “ndoshta do të vijë diçka me propozimin e Gromyko.” Ai nuk iu referuar akuzave të javës së kaluar se avionët grekë kishin goditur një fshat jugosllav nga ajri dhe unë tentova ta nxisja duke iu afruar temës. Unë fola pak për kontradiktat ndaj dispozitës tonë për të ndihmuar Jugosllavinë në një kohë kur Jugosllavia punon kundër pavarësisë greke. Ai tha “por ne nuk kemi më miq aty” dhe nisi të fliste përsëri për Hungarinë. Ai nuk përmendi Maqedoninë dhe as çështjet e Triestes apo Austrinë. Nëse kjo ishte prej bisedimeve të zgjeruara që u kryen më herët ai mund të kishte bërë të paktën një deklaratë pro-forma për qëndrimin e Jugosllavisë. Heshtja e tij konfirmoi qëndrimin tim në telegramin 536, më 26 maj. Ai nuk iu referua komunikimeve ofenduese me Moskën, por qëndrimi i tij i përgjithshëm sinjalizonte se Jugosllavia nuk shqetësohej individualisht apo kolektivisht për fqinjët e saj pro fajësonte Kremlinin për të gjitha problemet. Kjo tregonte se jugosllavët kishin guximin ta kryenin sherrin e tyre drejtpërdrejt me burimin e tij. Ai foli për një përmirësim në marrëdhëniet me shtypin dhe propagandën e Perëndimit duke thënë se kjo duhet të ndodhte gradualisht dhe trajtimi do të përmirësohej. Duke u rikthyer te ekonomia unë thashë se tani që Jugosllavia do të marrë kredi, duhet të heqë dorë nga sekreti statistikave, shifrave të prodhimit Ai tha se ishte vendim politik i 2–3 viteve më parë për të mos publikuar statistikat dhe prej atëherë kishte ende boshllëqe. Ai e kuptonte pikën time se ambasada kërkonte të dhëna që të bënte rekomandimet e saj ekonomike për ndihmat. Premtoi të fliste me ministrin e tregtisë dhe rekomandoi si ndërlidhës Kopcok e Fouler.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here