“Do kalojnë më parë mbi trupin tim”, nxehet keq Thaçi dhe i nxjerr ‘të palarat’ Berishës: Shërbëtor i Millosheviçit

0
410

Në Samitin e Diasporës me tone të ashpra presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se Kosovës nuk do i cënohet asnjë centimetër territor.

Ata që do cënojnë territorin e Kosovës do kalojnë më parë në trupin e tij, tha Thaçi, ndërsa sulmoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar shërbëtor të Milloshevicit.

“Në asnjë rrethanë dhe asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë asnjë ide ndonjë union ballkanik është cënim i kombit tonë. Ideja për një union është rikthim mbrapa për ne. Unioni i jonë është BE dhe NATO. Edhe propozuesit për konferencë ndërkombëtare kemi propozuar të heqë dorë. Shkëmbimi i territoreve keni dëgjuar shumë gjatë kësaj vere, kurrë nuk do të ndodhë. Për shkëmbim territoresh kam folur edhe më herët, shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do lejojë. Ndarja e Kosovës pa shkelur mbi trupin tim nuk mund ta cënojë askush as Trepçen as Mitrovicën dhe asnjë pjesë.

Për ndarje të Kosovës dhe ata që flasin aty janë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Milloshevicin. Nga ana tjetër korrigjimi i kufijve PO. Nuk ka njeri që të me heqë të drejtën për bashkimin e Medevegjës, Bujanovskit e Preshevës me Kosovën. Ne duhet që së bashku me BE ndhe SHBA të lëvizin më shpejt drejt prespektivës. Edhe Shqipëria do ecë përpara me punën e mirë që po bëhet. Edhe Kosovës nuk do i cënohet asnjë centimetër”, u shpreh Thaçi.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vazhdimisht Thaçin si ‘argat të Beogradit’, pasi sipas tij po thur plane për ndarjen e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here