“Demonstruesit bomba molotov mbi Kryeministrinë”/ Ja çfarë shkruajnë dhe transmetojnë live mediat e huaja

0
400

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar protestën e opozitës së bashkuar në Tiranë. Media me rëndësi europiane dhe globale kanë shkruar për këtë protestë të tilla si “Reuters”, “Euro News” etj.

Në artikullin e “Reuters” thuhet se protestuesit kanë shkatërruar kordonin e policisë dhe kanë tentuar të hyjnë brenda në Kryeministri. “Përkrahësit e opozitës shqiptare shkatërruan një kordon policor të shtunën pasi hodhën bomba benzine dhe flakëza dhe filluan të përpiqeshin të shkatërronin dyert e ndërtesës që strehon zyrën e kryeministrit Edi Rama, në një protestë duke bërë thirrje që ai të largohej. Një oficer i sigurisë apeloi për qetësi pasi disa protestues u përpoqën të çmontonin skela që mbron një tendë të ndriçuar – një vepër arti e dashur për Ramën. Gaz lotsjellës u hodh nga garda, kurse protestuesit tentuan të shkatërrojnë godinën e Kryeministrisë”, thuhet në artikull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here