Vrasja e Fildes Hafizit. Dëshmon autori Fadil Kasemi: Më thoshte gjëra që nuk i kuptoja

0
428

Është zhvilluar sot seanca e radhës për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi. Para togave të zeza ka dhënë dëshminë e tij, autori i ngjarjes Fadil Kasemi, ish bashkëshorti i viktimës.

Mësohet se Kasemi ka thënë që e ka ndihmur Fildesin për të vazhduar juridikun dhe para magjistraturës kishte marrëdhënie të mira me të.

“E kam mdihmuar të punësohet edukatore pastaj drejtoreshë. Pastaj më kërkoi të vazhdonte juridikun dhe më pas më kërkoi ta fitonte juridikun në mënyrë të papërshtatshme. Deri para magjistraturës me Fildesin kishim marrëdhënie shyumë të mira. Më pas më thoshte gjëra që nuk i kuptoja, më mbyllte telefonin, më thoshte nuk i dua fëmijët”, ka thënë ai.

Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkëshorti  Fadil Kasemi me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here