Telefonata që i tmerroi të gjithë punonjësit. Si u dha alarmi për bombë në Ambasadën Shqiptare në Greqi?

0
413

Një alarm për bombë ka bërë që të evakuohet e gjitha ambasada shqiptare në Athinë.

Paraditen e sotme ka mbërritur një telefonatë në ambasadë, ku telefonuesi u ka thënë punonjësve se në ambasadë është vendosur bombë.

Telefonata zgjati vetëm 7 sekonda, ndërsa ambasada ka njoftuar policinë, e cila ka rrethuar me perimetër sigurie të gjithë zonën.

Kontrolli policor i policisë greke ka zgjatur rreth një orë dhe ka qenë i shtrirë në ambientet e jashtme dhe brenda godinës së ambasadës.

Pas kontrollit ka rezultuar se alarmi ka qenë fals.

Kjo ngjarje vjen pas tensionimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve lidhur me vrasjen e një ekstremisti grek në Bularat të Gjirokastrës nga RENEA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here