Nga Sami Dake, studiues
Sqarim për opinionin publik ta konceptojë Faltoren Hierore Dodonë, e veçanta e qytetit prehistorik dhe të mos e ngatërrojë me orakujt e Zeusit në Tomor, Janinë a Dëshnicë. Qytetërimi nuk ka lindur në erën e re, as në epokën homerike dhe as te sumerët me fillimin e qytetërimeve antike. Ai ka lindur shumë më herët në epokën e artë mitologjike kur bëhen të dukshme besimet fetare rreth pesëdhjetë mijë vite të shkuara të lindura në Faltoren Hierore Dodonë, e veçanta që shquhet qyteti matriakal e prehistorik, themeli pellazg i njerëzimit.
Qytetërimi i jashtëzakonshëm dodonin zë fill në paleolit. Objektet e fenomenet magjike arkeologjike të zbuluara në Kamnikun Neolitik provojnë kulturë mbrekulluese të Faltores hierore Dodonë dhe një qytetërim prehistorik matriakal të panjohur deri më sot. Debati Dodonë bëhet për qytetërimin e parë mbi Dhe të zhdukur të Faltores hierore në epokën e artë mitologjike.
Vazo krater në Muzeun Historik Kombëtar dhe kopja e saj që çel Muzenë në Ersekë simbolizon vullkan në shoqërinë njerëzore 300 mijë vite më parë kur përzgjidhet majmunoidi për qenie e zgjuar njerëzore në kuptimin e Shpërthimit të Madh që shpërndahen mikrovalë në atmosferë. Kultura prehistorike e Kamnikut Neolitik nuk është zbuluar në asnjë vend të Europës.
Shkak për gërmime arkeologjike janë rrënojat e Mekamit në majë të Shkëmbit të Larmë, qeramika e gurrë stralli mbi tokë, zbulimi varreve të lashta dhe arkivi i lashtësisë ku do të mbillnin qershi. Ato provuan krijime të rralla të grave matriakale që simbolizohen me Kultin e Nënës së Madhe dhe shumë objekte kulti dodoniane të shpallura edhe trashëgimi kulturore.
Epoka matriakale u përket Grave. Homonidi zanafillën e ka në Afrikë me tre milion vite evolucion u bë paraardhësi i njeriun të sotëm. Mendohet se ai ka jetuar edhe në Ballkan, në Shqipëri e prej këndej është shpërndarë në Europë. Pyes? Ku e ka zanafillën homolifia ariane? Njeriu i zi a mos u zbardh në Gurrat Mitologjike në Dodonë me tempullin më të lashtë mbi Dhe?
Qyteti Dodonë që kërkohet e debatohet shquhet për të veçantën e Tij, qendra e shenjtërimit dhe politike të Botës së Lashtë. Ajo ish e pazbuluar e njëherësh e pastudiuar kur ka plot të shkruara nga dijetarët e lashtë. Mediokër me ca dije empirike ngatërrojnë Faltoren me Orakujt e Zeusit që i përkasin epokës antike ose të argjendtë mitologjike që nuk shkon më shumë se tremijë vite p.Kr. Kamnikun në ngjizje të njerëzimit është qyteti ku u nis qytetërimi botëror.
Nëna udhëhiqte e drejtonte shoqërinë e familjen prej krijimit të shoqërisë njerëzore se njeriu nuk ish shkëputur nga instiktet e kafshës. Zanafillë e kryeqendër matriakale ish faltorja hierore. Qytetërimet antike me mardhënie patriakale groposën qytetërimin e parë matriakal.
Faltorja hierore në zanafillë është krijim i grave që nxirrnin urdhëresa si peleje në mes të të huajve. Faltorja tempull më i lashtë mbi Dhe që shquhet qyteti matriakal Dodonë është nisja e shoqërisë njerëzore dhe qytetërimit botëror. Ajo kërkohet e debatohet e nuk bëhet fjalë për orakuj të Zeusit në epokën patriakale antike të cilët janë priftërinj në ndihmë të faltores hierore.
Mitologjia dhe feja ka lindur në Faltoren hierore. Hesiodi e ndan historinë njerëzore në katër epoka. Faltorja zanafillën e ka në epokën e artë të paqes së përjetshme që ka përfunduar me groposjen e qytetit e qytetërimit dodonian 2800 vite p.e.re nga Ekspedita e parë e ariasëve.
Epoka e dytë e argjendtë janë qytetërimet antike të cilët bënë tragjedi. Ata shkatërruan qytetërimin e parë mbi Dhe të Perëndisë Dodonë. Ata kontradiktat nuk i zgjidhën paqësisht por me luftra, zhdukën çdo gjurmë të Faltores hierore dhe filozofinë kozmologjike të pellazgëve.
Perëndia Dodonë dhe Faltorja tempull më e lashtë mbi Dhe në epokën e artë mitologjike ka bashkëjetuar disa shekuj me Perëndinë Zeus që i përket epokës historike të qytetërimeve antike, të argjendë mitologjike. Epokat nuk ndahen me thikë por me proces të gjatë trasformimi.
Studimi historisë fillon me qytetërimet antike të cilët zhdukën gjithçka të qytetërimit nga ridhnin, filozofinë kozmologjike të pellazgëve dhe shoqërinë monolite të tyre. Qytetërimi e feja nuk kanë lindur me sumerët e babilonasit që e fillojnë historinë por në kohë e hapësirë më herët?. Tremijë vite p.e.re në tremilion quhet prehistori kur ndrin qytetërimi i Faltores Hierore.
Njeriu i zhdukur dy herë në prehistori ka mbijetuar të dy herët në Dodonë falë Faltores Hierore e përzgjedhjes natyrore për pjellë të racës njerëzore. Homeri thotë të dalë nga shkëmbi. Hesiodi e Eskili për pellazgët hyjnorë thonë lindën e mbinë nga Dheu në Dodonë.
Shkrimi kunjativ në argjilën e lagësht 3.000 vite p.Kr. është kufi i historisë me prehistorinë. Shenjat e para të shkrimit vizual e gjeometrik lindën në Dodonë e dallohen qartë në qeramikat e zbuluara në Kamnik. Ato provojnë njeriun gjuhëfolës, gjuhën e shkëmbit, shkrimi, shkencat, etj.
Objektet qeramike të kultit datojnë 7000 vite p. Krishtit. Ato shkëlqejnë si të lustruara sot. Komplekset e furrave, muri rrethues mbrojtës, etj fenomene sinjikativë flasin për qytetërim mbrekulluese të faltores hierore Dodonë mijra vite më të herët se qytetërim antike dhe orakujt.
Fenomene e objekte arkeologjike, simbole mitologjike, gjurmë, toponime, etj dhe burimet e shkruara provojnë qytetin e qytetërimin mbrekulluese të Faltores hierore në Kamnikun Neolitik. Rifillimi i gërmimeve dhe studimi në zemër të shkëmbit mendoj për çudira të jashtëzakonshme.
Kultin e malit Tomor e mbroj me fanatizëm si shprehje të etnosit shqiptar më shumë se ata që nuk e ngrejnë zërin për guroret në malin e shenjtë dhe Tomorin e vendosin në Janinë, Trebeshinë, Kroaci e Gradishtë. Orakulli në Tomor se kalon lashtësinë e epokën homerike. Homeri thotë: “Zeusi deshi të ndërtojë orakullin e Tij” në ndihmë të Faltores hierore Dodonë.
Bota nuk bindet me dëshira personale për Dodonën e Vjetër. Tomori e Janina dihen orakuj të Zeusit. Kërkohet shenjtorja e parë të njerëzimit, qyteti prehistorik i Faltores hierore. Shkruajnë dhe ata që nuk i dini as emrin qytetit Faltore Dodonë në Kamniku Neolitik të provuar absotulisht e shkencërisht dhe në vija të përgjithshme madhështinë e Faltores Hierore.
Dy enciklopeditë Dodonë me 1000 faqe nuk mund të përmblidhet në dy faqe word me njëmijë fjalë. Dodona e Vjetër nuk konceptohet pa studim të thelluar dhe shpjegim në terrenin konkret. Me mundësitë që kam bëj të pamundurën dhe shkruaj badjava të njihet Dodona e Vjetër e pa diktuar që po pushton botën. Qyteti prehistorik i Faltores hierore është zbulim i rrallë historik.
Kush dëshiron informacion më shumë i afroj dy enciklopeditë t’i studiojë me laps në dorë që të mos aludojnë dhe të shuani kuriozitetin për Trenin në Bilisht dhe treqind ngjarje të tjera. Unë shkruaj e argumentoj Dodonën e Vjetër të Faltores Hierore të pa zbuluar. Mirë është të më mirëkuptoni e të më mbështesni. Ajo është e drejta juaj. Zoti e di kur dhe kush do ta zyrtarizojë.
Qyteti prehistorik Dodonë i Faltores Hierore është tejet i lashtë, shumë i manipuluar e i vështirë për tu kuptuar por i padiskutueshëm Kamniku Neolitik. Dodona nuk prek asnjë ngjarje të pastajme se është Zoti i madhërishëm. Kush më parë e më vonë do ta kuptojë. Konceptoheni qytetin e qytetërimin Dodonë dhe mos e ngatërroni me orakujt në Tomor, Janinë a Dëshnicë.