Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një reagimi në rrjetin social Twitter ka përgëzuar emërimin dhe betimin e juristit, Gent Ibrahimi, si anëtari më i i i Gjykatës Kushtetuese.
Yuri Kim e cilësoi betimin e e Ibrahimit si moment i rëndësishëm i zbatimit të reformës në drejtësi.
Juristi Gent Ibrahimi, u betua dje përpara presidentit Bajram Begaj, në një ceremoni të posaçme, duke u bërë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, e cila në këtë mënyrë plotësohet me të gjithë anëtarët e saj. Për disa vite ajo nuk ushtroi dot funksionet duke qenë se procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e dorëheqjet që pasuan, e lanë atë vetëm me kryetaren Vitore Tusha.