Juristja Brisida Gjikondi në një deklaratë për Report Tv ka folur për situatën aktuale dhe politike. Gjikondi u shpreh se vendimi i presidentit Ilir Meta për të shpallur datën zyrtare të zgjedhjeve të pjesshme vendore përmes një media privat dhe jo direkt me një dekret, ishte skandaloz dhe se ai është shndërruar në një karagjoz.
“Është skandaloze, qesharake dhe e turpshme që kemi një president si Meta që preferon që një datë zgjedhjesh ta bardh dhe ta shpallë në një media private. Kjo tregon nivelin e presidentit tonë. Ai duhet të flasë me akte, vetëm me dekrete, jo në emisioni private. Kjo tregon që Meta i meriton të gjitha procedurat që janë marrë kundrejt tij. Data 6 është normale, çka është çuditshme është thirrja e Ballës. Sa herë ka pasur zgjedhje të pjesshme lokale, nuk janë thirrur për konsultë partitë politike. Nuk ka nevojë. Ai e bëri kastile këtë, është bërë karagjoz e bëri për të goditur Bashën, ai është pozicionuar pranë Berishës. Balla bëri gabim që shkojë. Ai supozohet që nuk duhet ta njihte si president, sepse parlamenti e ka shkarkuar. Meta e ka thirrur pa asnjë tagër, donte t’i jepet mesazh Bashës.”u shpreh ajo.