“Ç’a është kjo seancë?!”/ U përplas me Gardën dhe tentoi të futet në sallë me forcë duke bërtitur, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e njohur

0
203

KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin Dritan Gina. Mësohet se ky i fundit refuzoi të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua.

Kështu, KPK shpalli vendimin e shkarkimit në mungesë. Gina u shty me forcë mes oficerëve të Gardës Republikës dhe u fut pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e shtynë jashtë në pak sekonda. Garda se ka lejuar ish-prokurorin të futet pasi nuk kishte me vete kartë identiteti.

Garda vuri në dijeni Komisionin dhe trupa e KPK vendosi të niste seancën pa praninë e Ginës, i cili ndodhej pas derës. Edhe pse ai nuk është lejuar në seancë, vendimi i shkarkimit është dhënë në mungesë pasi prokurori  u gjet në probleme të pasurisë dhe figurës.

Dritan Gina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, ai e ushtroi funksionin si prokuror në Prokurorinë e Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe prokuror në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here