KPK merr vendimin/ Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e njohur

0
242

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Korçës, Ariola Kristo. Vendimi është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën Komisionj bëri me dije se kishte gjetur gjatë hetimit administrativ një sërë problemesh në pasuritë e gjyqtares së Korçës Ariola Kristo.

Problemet lidheshin kryesisht me mungesën e burimeve të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie 3 kate plus bodrum në qytetin e Korçës në vitet 2006-2008. Në seancë u relatua se nga analiza financiare ishte konstatuar balancë negative fondesh ne shumën 6.8 milionë lekë, për kryerjen e investimeve dhe përballimin e shoenzimeve.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Kristob kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Genta Tafa (Bungo).

Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Ajo punoi prej gati dy dekadash pranë kësaj gjykate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here