Pas pezullimit nga detyra të mjekut të njohur të QSUT-së, Edvin Prifti pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion ka ardhur reagimi i fortë i gazetares Aida Shtino.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shtino rrëfen se pikërisht ky mjek disa muaj më parë e kishte sulmuar përmes një shkrimi të botuar në një gazetë. Shtino shkruan se pas kësaj një mori sulmesh, aq sa iu desh që disa nga ndjekësit e saj në rrjete sociale t’i bllokonte.
Pavarësisht kësaj, Shtino shkruan se uron që ky mjek të jetë i pafajshëm dhe e vë theksin edhe një herë se ajo ka kritikuar vazhdimisht mjekët që nuk e njohin betimin e Hipokratit, por që janë matrapazë të vërtetë.
Postimi i plotë:
Para disa muajsh ky mjek mu kendrvu duke me kthyer nje pergjigje nepermjet nje gazete dhe kishte shkruar aq gjate, duke u mare me pamjen time dhe me pas duke lavderuar punen e mjekeve sa nuk e lexova dot deri ne fund…
Sot lexoj se eshte pezulluar nga puna….
Atehere mu kundervune shume veta, duke me sulmuar se pse ju flisja mjekeve ne ate menyre, ndersa sot pikerisht ai doktor qe beri tere ate shkrim eshte pezulluar per ryshfet…nuk e di sa e vertete eshte kjo, sepse derisa te nxjerri vendim gjykata prezumohet te jete i pafajshem , por dijeni te gjithe ju qe me detyruat tiu bej bllok ne fb tim dhe qe me sulmuat , vjen nje dite dhe e verteta del ne shesh dhe gjithcka zbulohet , ashtu si drita e diellit zbulon erresiren e ndersa une ju them juve qe flisni pa menduar, here tjeter vendosni mendjen ne levizje dhe “mos tiu flasi goja para mendjes ” themi ne ne Gjirokaster…
Uroj qe ky mjek te jete i pafajshem edhe pse nje dite me sulmoi mua personalisht , duke aluduar se ju ula vlerat mjekeve , vetem se haroi se une nuk ju ula vlerat mjekeve qe kane bere betimin e Hipokratit dhe jane te ndergjegjshem ne ate qe bejne , por ju ula vlerat atyre mjekeve matrapaze qe nuk e meritojne emrin e nderuar te mjekut…