Elona Kalesha masakroi çiftin Pasho/ Zbulohet një tjetër detaj i rëndësishëm: Bashkëpunëtore edhe një grua, ja ç’tha dëshmitari

0
371

Për vrasjen mizore të çiftit nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho është akuzuar zyrtarisht, Elona Kalesha, 36 vjeçe nga Durrësi, ish-e dashura e djalit të tyre, Taulantit, i cili në atë kohë ndodhej në burg.

Mediat italiane hedhin dyshime se në krim është përfshirë edhe një femër e dytë. Një nga dëshmitarët foli për “vajzat” që largoheshin nga banesa përmes Fontana. Ai thotë se pa një femër tjetër përveç Kaleshës të largohej nga banesa me një karrocë. Gruaja e dytë sipas dëshmitarit, mund ta ketë ndihmuar 36-vjeçaren në transportimin e trupave me 4 valixhet.

Ndërkohë, magjistrati së shpejti do të shkojë në Zvicër për të marrë në pyetje ish-të dashurin e Elona Kalesha, i cili u arrestua më 22 dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here