Greqia është prekur sot nga erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm. Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos në Greqi janë tashmë në vorbullën e ciklonit.
“Ka dëme por ato nuk kanë rrezikuar jetën e njerëzve”, tha së fundmi zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, pas takimit në mëngjes të Mbrojtjes Civile, në lidhje me ecurinë e motit të keq.
“Ne mbetemi në gatishmëri absolute,” tha nënsekretari i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, duke paralajmëruar momentin kritik dhe duke deklaruar se 9 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike, shkruan Kathimerini.
Sipas Hardalias, priten fenomene të tjera të motit intensiv dhe reshje të mëdha shiu.
Siç përmendi ai, ndërprerjet e energjisë janë regjistruar në Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca, megjithatë, po punohet për ta rikthyer atë.
“Cikloni do të qëndrojë në perëndim për 6-9 orë dhe më pas do të lëvizë në jug“, shtoi ai.
Shiko këtu pamjet ‘live’ me satelit:https://www.windy.com/?41.325,19.818,5