Marsille fitoi 0-1 ndeshjen e javës së dytë në kampionatin francez ndaj PSG-së, ndërsa në fundin e përballjes ndodhi një përpeshje masive mes futbollistëve.
Arbitri nxori gjithsej 5 kartona të kuq, ndërsa protagonist ishte edhe Neymar, i cili bëri një gjest të shëmtuar.
Ylli brazilian goditi pabesisht me grusht futbollistin kundërshtar, duke tentuar t’i shpëtojë ndeshikimit me kartonin e kuq.
Por pasi gjyqtari u konsultua me pamjet filmike, vërejti se braziliani kishte bërë një veprim të pahijshëm, teksa përveç kartonit të kuq, rrezikon edhe dënim shembullor nga komisioni i disiplinë franceze.