Janusz Bugajski
Udhëheqësit amerikanë kanë qenë vendimtar në garantimin e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor, që nga luftërat në ish-Jugosllavi në vitet ’90. Takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti më 3-4 Shtator tregon përkushtimin e Uashingtonit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që vonojnë zhvillimin rajonal dhe mund të përndizen sërish në konflikte të armatosura.
Bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës për të “normalizuar” marrëdhëniet mes tyre kanë vijuar në mënyrë sporadike që nga Marrëveshja e Brukselit, në 2013-ën. Ndërsa BE i rifilloi negociatat këtë verë, pas disa vitesh ndalese, është përfshirja e Amerikës ajo që siguron shtysën e vërtetë për një zgjidhje përfundimtare.
Thelbi i konfliktit është refuzimi kokëfortë i Beogradit për të njohur Kosovën si një shtet të pavarur. Pas ndërhyrjes së NATO-s të udhëhequr nga SHBA në 1999 për të parandaluar gjenocidin nga qeveria serbe e Sllobodan Millosheviçit kundër shumicës shqiptare të popullatës, Kosova shpalli pavarësinë në 2008-ën. Shtetësia e saj është njohur nga shumica e anëtarëve të KB dhe të gjithë shteteve të BE-së, përveç pesë prej tyre. Por në vend që të pranojnë realitetin dhe të ndërtojnë marrëdhënie produktive ndërshtetërore me Kosovën, autoritetet serbe mbeten të bllokuara në nostalgjinë jugosllave dhe kapen pas (konceptit) të përveçmërisë serbe.
Samiti në Shtëpinë e Bardhë specifikoi fusha të ndryshme ekonomike ku të dy vendet mund të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre dhe u ra dakord për një listë të përgjithshme iniciativash. Por domethënia e vërtetë e takimit ishte e dyfishtë. Së pari, ai rikonfirmoi se zyrtarët amerikanë janë të bindur se vetëm njohja e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës si dy shtete të pavarura do të normalizojë marrëdhëniet midis tyre.
Sekretari i Shtetit të SHBA Mike Pompeo, në vijim, nënvizoi pozicionin e SHBA-së në një takim privat me Kryeministrin Hoti. Zyrtarët serbë kishin shpresuar që administrata e Trump do ta zbuste apo edhe ta ndryshonte qëndrimin e saj ndaj shtetësisë së Kosovës dhe e kundërshtuan draftin fillestar të tekstit (të marrëveshjes) të Shtëpisë së Bardhë, i cili nënvizonte rëndësinë e të punuarit drejt njohjes reciproke.
Një tjetër hap i madh është se Uashingtoni ritheksoi angazhimin e tij për të zgjeruar numrin e vendeve që njohin shtetësinë e Kosovës. Njoftimi brenda Shtëpisë së Bardhë se Izraeli do të njohë pavarësinë e Kosovës ishte një zhvillim i rëndësishëm, veçanërisht pasi Kosova e shikon veten e saj si të ngjashme me Izraelin, si një vend i krijuar pas gjenocidit për të mbrojtur popullin shqiptar. Fushata e Serbisë për bllokimin dhe tërheqjen e njohjes së Kosovës në Afrikë, Oqeani dhe gjetkë ka qenë në kundërshtim me politikat e SHBA-së, dhe Beogradi u zotua të ngrijë përpjekjet e tij (në këtë aspekt), të paktën për një vit. Kosova gjithashtu do të heqë dorë nga kërkesat për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare gjatë së njëjtës periudhë kohore, si shenjë e vullnetit të saj të mirë.
Mbështetësi më i rëndësishëm i Serbisë në përpjekjen e saj për të përmbysur shtetësinë e Kosovës është Rusia e Putinit. Moska, së bashku me Kinën, vazhdojnë të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara përmes vetos së tyre në Këshillin e Sigurimit. Kremlini mbështet fushatat ultranacionaliste kundër pavarësisë së Kosovës në mbarë Ballkanin, përhap dezinformim rreth NATO-s dhe SHBA-së si armiq të supozuar të popullit sllav dhe ortodoks dhe rrënjos interesat e biznesit të tij të korruptuar në të gjithë rajonin. Popullsia shqiptare ka dhënë prova se është më rezistentja ndaj ndërhyrjeve ruse dhe mbetet vendosmërisht pro-amerikane.
Në takimet e ardhshme të udhëheqësve serbë dhe kosovarë me mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë ose Departamentit Amerikan të Shtetit, zyrtarëve amerikanë i duhet të përqendrohen në mënyrën e neutralizimit të ndikimeve armiqësore të Rusisë dhe Kinës në rajon në mënyrë që të ndërtohet një front i përbashkët pro-perëndimor dhe pro-atlantik. Rezistenca e pamjaftueshme e Beogradit ndaj Moskës dhe Pekinit dhe gatishmëria e tij për t’i mundësuar Rusisë destabilizimin përmes marrëveshjeve energjetike, kontratave për armët dhe propagandës së përbashkët ndryshon shumë nga politikat e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit.
BE-së gjithashtu i duhet të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e ngërçit Serbi-Kosovë dhe raundet të tjera bisedimesh janë të planifikuara për javët e ardhshme. Por Brukselit i duhet t’i përforcojë parimet e vendosura nga Uashingtoni se statusi përfundimtar i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se njohja e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës është zgjidhja e vetme logjike. Një arritje e tillë jo vetëm që do të normalizonte marrëdhëniet politike por edhe do të rriste bashkëveprimet ekonomike midis dy shteteve.
Investimet e huaja janë jetike për zhvillimet ekonomike, por biznesi ka nevojë për siguri në lidhje me një klimë të qëndrueshme politike, e cila heq të gjitha pengesat mbi tregtinë dhe udhëtimet, përfshirë pranimin nga Serbia të pasaportave të Kosovës dhe dokumenteve të tjera. Vetëm një marrëdhënie simetrike midis dy shteteve që e njohin njëra-tjetrën mund të gjenerojë stabilitet rajonal dhe progres ekonomik. Udhëheqja amerikane duhet të mbetet e përqendruar në këtë qëllim, pavarësisht se cila administratë mban postin pas zgjedhjeve në SHBA.

Dita86, Albania
BALKANS STILL NEEDS U.S. LEADERSHIP
Janusz Bugajski, 11 September 2020
Since the Yugoslav wars in the 1990s, American leadership has remained crucial for ensuring regional security in the Western Balkans. The meeting in the White House between Serbian President Aleksandar Vučić and Kosova Prime Minister Avdullah Hoti on 3-4 September demonstrates Washington’s commitment to resolving disputes that retard regional development and could again flare up into armed conflicts.
Talks between Serbia and Kosova to “normalize” their relations have continued sporadically since the Brussels Agreement in 2013. While the EU relaunched negotiations this summer after several years of drift, it is America’s involvement that ensures real impetus to a final resolution.
The core of the conflict is Belgrade’s stubborn refusal to recognize Kosova as an independent state. After NATO’s intervention led by the U.S. in 1999 to prevent genocide by the Serbian government of Slobodan Milošević against the majority Albanian population, Kosova declared independence in 2008. Its statehood has been recognized by the majority of UN members and all but five EU states. But instead of accepting reality and developing productive inter-state relations with Kosova, the Serbian authorities remain stuck in a Yugoslav nostalgia and cling to Serbian exceptionalism.
The White House summit specified various economic areas where the two countries can intensify their cooperation and a general list of initiatives was agreed. But the real significance of the meeting was twofold. First, it reaffirmed that American officials are convinced that only mutual recognition between Serbia and Kosova as two independent states will normalize relations between them.
U.S. Secretary of State Mike Pompeo subsequently underscored the U.S. position in a private meeting with Prime Minister Hoti. Serbian officials had been hoping that the Trump administration would soften or even reverse its position on Kosova’s statehood and objected to the initial draft of the White House text, which stressed the importance of working toward mutual recognition.
In a second major step, Washington reiterated its commitment to expanding the number of countries that recognize Kosova’s statehood. The announcement in the White House that Israel will recognize Kosova’s independence was a significant breakthrough, especially as Kosova views itself similarly to Israel as a country created in the wake of genocide to defend the Albanian people. Serbia’s campaign of blocking and derecognizing Kosova in Africa, Oceania, and elsewhere has been contrary to U.S. policy and Belgrade pledged to freeze its efforts, at least for a year. Kosova will also desist from petitioning to join international organizations during the same period to show its good will.
Serbia’s most important supporter in trying to reverse Kosova’s statehood is Putin’s Russia. Moscow, together with China, continue to block Kosova’s membership in the United Nations through their Security Council veto. The Kremlin supports ultra-nationalist campaigns against Kosova’s independence throughout the Balkans, spreads disinformation about NATO and the U.S as the alleged enemies of the Slavic and Orthodox people, and injects its corrupt business interests throughout the region. The Albanian population has proved the most resistant to Russian inroads and remains staunchly pro-American.
In future meetings between Serbian and Kosovar leaders sponsored by the White House or the U.S. State Department, American officials need to focus on how to neutralize the hostile regional influences of both Russia and China in order to build a common pro-Western and Atlanticist front. Belgrade’s inadequate resistance to Moscow and Beijing and its willingness to facilitate Russian subversion through energy deals, arms contracts, and propaganda sharing contrasts starkly with the policies of Kosova, Albania, Montenegro, North Macedonia, and other countries in the Balkans.
The EU also has a major role to play in resolving the Serbia-Kosova standoff and new rounds of talks are planned in the coming weeks. But Brussels needs to reinforce the principles laid out by Washington that the final status of Kosova is irreversible and that mutual recognition between Serbia and Kosova is the only logical solution. Such an achievement would not only normalize political relations but would also boost economic interactions between the two states.
Foreign investment is vital in economic developments, but business needs certainty about a stable political climate where all barriers on trade and travel are lifted, including Serbia’s acceptance of Kosova’s passports and other documents. Only a symmetrical relationship between two states that recognize each other can generate regional stability and economic progress. American leadership must remain focused on this goal regardless of which administration holds office after the U.S. elections.