Igli Totozani: Marrëveshja Kosovë – Serbi vazhdim i frymës së Jean Monet

0
352

Ish avokati i popullit Igli Totozani ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, sot në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

Ai shprehet se bashkëpunimi ekonomik dhe si rezultat përmirësimi i jetesës së qytetarëve e bën të pamundur luftën.

“Bashkepunimi ekonomik dhe si rezultat permiresimi i jetes se qytetareve ben te pamundur luften. Pak a shume kjo ishte filozofia e Jean Monnet (trurit te Europes se sotme) per te ndertuar nje te ardhme paqesore dhe te lumtur midis Frances dhe Gjermanise, ne armiqesi te gjate mes tyre dhe kur hidheshin themelet e Bashkimit Europian.

Marreveshja e sotme Kosove-Serbi, nen patronazhin e SHBA-se, duket se bazohet ne nje filozofi te tille. Eshte nje zhvillim historik jo vetem mes ketyre dy vendeve dhe popujve, por me shume se kaq per paqen dhe prosperitetin ne rajonin tone.

Bashkepunimi ekonomik dhe si rezultat permiresimi i jetes se qytetareve ben te pamundur luften, por ben me shume akoma, ben te mundur paqen, sigurine, nderton mireqenien ardhshme te qytetareve.

Dikur ndertoi paqen dhe zhvillimin e Europes, sot “filozofia e Jean Monnet” jam i bindur do te ndertoje paqen dhe zhvillimin e Kosoves, Serbise dhe gjithe rajonit”, shprehet Totozani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here