1 maji ka filluar me protestë nga peshkatarët në qytetin bregdetar. Dhjetra peshkatarë nuk kanë nxjerrë për lundrim anijet dhe peshkarexhat e tyre për shkak të naftës.
Qemal Beu kreu i organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës thotë se peshkatarët po furnizohen me çmim nafte shumë herë më të lartë se ajo e bursës edhe pse në gjithë botën vlera e naftës ka rënë ndjeshëm.
Situata duket e paqartë pasi mësohet se kompanitë kryesore të naftës që i furnizonin më parë peshkarexhat refuzojnë tu ofrojne sherbim dhe kjo ka sjellë rritje te cmimit.
Peshkatarët e Durrësit kanë pasur një rendiment të ulët pune gjatë kohës së pandemisë për shkak të mbylljes së restoranteve teksa në këtë qytet janë të punësuar mbi 2 mijë persona në këtë sektor.