Zhvillohet gjyqi për grupin Bajri nën masa të rrepta sigurie, Gjykata e Shkodrës jep vendimin: Lirohet nga burgu…

0
392

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë vendimin për grupin Bajri në Shkodër. Kështu gjykata vendosi “arrest me burg” për shtetasit Ilir Bajri, Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Sirjan Aliaj dhe Emrah Plaku. Po ashtu gjykata dha masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasen Jonida Murati. Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për mjekun Senad Hallunaj, kryeinfermieren në spitalin e Shkodrës Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj.

Kujtojmë se Jonida Murati, 32 vjeçe, banuese në Tiranë ishte e punësuar fiktivisht si infermiere në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here