Presidenti Ilir Meta i frikësuar nga heqja e kompetencave, por edhe nën ethet e shkarkimit ka nisur nga sulmet ndaj qeverisë. Jo vetëm kaq, por nën hijen e Berishës po kërkon t’i nxjerrë njerëzit në bulevard, për t’i përgjigjur grushtit të shtetit që qeveria po përgatiste sipas tij, po me grusht shteti.
Sikurse e tha edhe deputeti i PS, Spartak Braho, a keni dëgjuar që mazhoranca të bëjë ndonjëherë grusht shteti kundër vetes së vet?
Epo me sa duket Presidenti jonë e ka humbur toruan dhe nuk di se çfarë flet.
Jo vetëm kaq, por paralajmëroi se do dalin të gjithë në bulevard në 2 mars, kur ai do të firmos edhe dekretin kundër grushtit të shtetit që askush tjetër nuk e di, përveç tij.
Mirëpo përzgjedhja e 2 marsit nuk është edhe aq rastësore nga Meta, pasi përkon me ditën e Besëlidhjes së Lezhës në vitin 1444.
Paralajmërimi i Metës:
Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është qeveria, mazhoranca dhe gjysmë parlamenti. Këtu ka dhe persona të tjerë dhe do të ketë padi të reja. Çdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit dhe ne do e marrim me përgjegjësi çmontimin e grushtit të shtetit. Duhet të jeni të sigurt se ky institucion është i vetmi fatkeqësisht në mbrojtje të pavarësisë.
Nga data 2 mars ku do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, para popullit shqiptar tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ndaj më 2 Mars ju presim të gjithëve në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit dhe ju japim fjalën se për popullin shqiptar shumë shpejt s’do të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të Kushtetutës, por të gjithë institucionet që janë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do ju kthehen qytetarëve. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në ëhatsapp, të porosisin poture të gjera.
