
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i ka dërguar një letër urimi për festat e fundvitit kryeministrit të Kosovës Ramush Hardinaj.
Me anë të një postimi në rrjete sociale Haradinaj shkruan se ndihet i nderuar të pranojë këtë letër urimi nga Trump ndërsa shton se Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika, në kohën që kjo e fundit e ka përqendruar vëmendjen në luftën kundër terrorizmit, duke iu referuar këtu edhe vrasjes së gjeneralit famëkeq të Iranit Qasem Soleiman.
“I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.
Marrëdhënia e Kosovës me ShBA’ në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme.
Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të! RH”, shkruan Harjadinaj teksa ka publikuar fotot e urimit të presidentit amerikan.

