Pavarësisht se presidenti Ilir Meta e refuzoi, bëhet me dije se ditën e nesërme në 8 nëntor, Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, duke e çuar në tre numrin e anëtarëve në këtë gjykatë.
Më herët presidenti Meta i ka dërguar një letër Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa KED deklaroi se do i dërgoi kopje të dokumentacionit të administruar dhe të shqyrtuar që përmban dosja e kandidimit të secilës prej 4 kandidateve të listuar.
Kujtojmë që dita e sotme ishte afati i fundit, brenda të cilit kreu i shtetit mund të zgjidhte anëtarin e radhës së Gjykatës Kushtetuese, pas emërimit të Besnik Muçit, i cili nuk i ka mbyllur ende llogaritë me Vetingun.