Flet Sandër Lleshaj: Si u shpëtua Alvini nga kampi i Al-Hol

0
403

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Bejruti për Tv Klan ka treguar se si u arrit të nxirrej nga kapi Al-Hol, 11-vjeçari Alvin Berisha. Ai tha se pas komunikimit të kryeministrit Rama me homologun italian Conte, forcat speciale të policisë shqiptare u vunë në kotakt me autoritetet libaneze, Kryqin e Kyq dhe Gjysmë Hënë e Kuqe. “Përgëzimet i meritojnë ata që janë marrë direkt me këtë operacion të rëndësihm. Ka filluar e gjitha me publikimin e rastit e cila tërhoqi vëmendje të madhe. Pas kësaj ka pasur një takim të kryeministrit Rama dhe kryeministrit Conte ku është dakordësuar mes dy vendeve për këtë operacion. Më pas një ekip i forcave speciales shqiptare ka mbërritur në Bejrut dhe ka marrë kontakte me autoritetet në Bejrut dhe Kryqi e Kuq dhe Gjysmë Hënën e kuqe të cilat kanë vepruar për qeverinë shqiptare. Me kërkesë të qeverisë shqiptare, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna kanë realizuar transportimin nga kampi Al-Hol në kufi. Ata janë pritur nga trupat tona bënë zonë ndërkufitare mes Sirisë dhe Libanit. Pastaj Alvin Berisha është përcjellë nga në ambasadën italiane në Bejrut ku është pajisur me vizë italiane për t’u nisur më pas drejt Italisë. Është një konkludim i një operacioni të komplikuar. Ka marrë shumë kohë”, tha Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here