Hammurabi, mbreti babilonas që falte rregullisht borxhet agrare

0
623

Periudha e lulëzimit të Babilonisë rreth viteve 2,500 p.e.s. me shumë gjasa imagjinohet si kohë brutale, e padretësive apo e sakrificave njerëzore. Por në fakt këto civilizime ishin shumë më të avancuara dhe humane sesa ato që shikojmë sot, pasi udhëheqësit e tyre ishin të fokusuar vetëm në vazhdimësinë e shoqërisë dhe civilizimit të tyre duke ruajtur një balancë të kujdesshme mes borxhlinjve dhe kreditorëve. Por prej atëhere gjithçka mori tatëpjetën. Ashtu si shumë sundues të tjerë të lashtësisë, mbreti mesopotam Hamurabi falte rregullisht borxhet e qytetarëve ndaj shtetit, pasi e kuptonte se kreditë me interes rrezikonin të rriteshin shumë më shpejt se ekonomia e vendit. Kjo do të sillte falimentime të tokës bujqësore dhe zhvendosje të pushtetit te oligarkia e vogël e kreditorëve, dhe shoqëria humbiste shtresën e vetëmjaftueshme punëtore që furnizonte shtetin me taksa, me ushtarë për ushtrinë dhe forcën punëtore për infrastrukturën. Sunduesi ruante balancat duke mos i dhënë fuqitë të ekzagjeruara oligarkisë së parasë, e cila nëse merrte pushtetin do të përmbyste sulmuesin dhe do të shpërndante popullsinë. Për të mbrojtur shoqërinë e tij nga shkrirja mbreti shuante rregullisht borxhet e pamundura për t’u shlyer të bujqësisë, por jo ato tregtare mes biznesmenëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here