SHBA nxjerr jashtë loje Sorosin nga reforma në drejtësi, shoqatat pranë tij nisin sulmet ndaj vetingut, dështojnë tentativat për kapjen e sistemit

0
428

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerr jashtë loje George Soros sa i takon reformës në drejtësi. Soros, përmes Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, investoi 500 mijë dollarë për reformën në drejtësi që po aplikohet në vendin tonë. Duke investuar këtë shumë dhe duke asistuar në hartimin e ligjeve, ai tentoi të kapë reformën në drejtësi, ndërsa po planifikonte që përmes emrave të besuar të tij që do të integroheshin në sistemin e drejtësisë shqiptare të niste kontrollin. Soros po ashtu arriti deri aty sa të fuste njerëzit e tij si ekspertë në hartimin e reformës në drejtësi, duke tentuar kështu kapjen e saj. por plani duket e po i dështon, pasi SHBA po e nxjerr komplet jashtë loje. Gjatë kohës që nisi reforma, në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte Barack Obama dhe ai kishte mbështetjen e Soros. Po ashtu dhe Donald Lu kishte mbështetjen e tij. Por tani President është Donald Trump, armiku i Soros. Si duket kjo ka bërë që amerikanët t’i japin fund ndërhyrjeve të Soros në sistemin tonë të drejtësisë. Ditë e fundit zyrtarë ët ambasadës kanë treguar qartë se janë ata që po asistojnë në KGJ, në KLP, si dhe të njëjtën gjë do bëjnë në SPAK. Por ajo që i vë vulën gjithçkaje është se dje vëzhguesit e shoqatave të Soros nuk janë lejuar në kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Irritimi i Sorosit

Ajo që e tregon më së miri këtë është fakti se shoqatat që financohen nga ai kanë nisur sulmet ndaj vetingut. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes “CSDG” janë organizata që marrin para nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe që së fundmi kanë nisur një valë akuzash ndaj organeve të vetingut. KSHH shpërndau dje një deklaratë, ku nuk kurseu kritikat ndaj procesit të vetingut. “Edhe pse reforma në drejtësi po vijon, ajo ende po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta, si përsa i përket procesit të vetingut ashtu edhe ngritjes së institucioneve të reja. Përveç ritmit konstatohet koordinim i pamjaftueshëm ndërinstitucional si dhe në disa elementë ka probleme me nivelin e transparencës. Përsa i përket procesit të vettingut, ndonëse është konsumuar gjysma e mandatit kohor kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri tani ka përfunduar procesi i rivlerësimit vetëm i më pak se 15% të të gjithë trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Procesi i ngritjes së institucioneve të reja, i ka tejkaluar afatet kohore ligjore”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit. Sipas KSHH, procesi i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm po ecën me ritme të ngadalta. Kritika organizata e financuar nga Soros ka hedhur edhe ndaj KLGJ e KLP. “Shqetësim paraqesin edhe disa vendimmarrje të KLGJ-së dhe KLP-së, të cilat kufizojnë aksesin për informim publik dhe monitorim para dhe gjatë realizimit të mbledhjeve plenare. Si rrjedhim, kjo situatë pamundëson jetësimin e parimit të transparencës, krijon elementë të dyshimit në integritetin e aktivitetit të institucioneve dhe ndaj mund të cenojë besimin e publikut në rezultatet dhe ecurinë e procesit”, thuhet në deklaratën e KSHH. Përmes këtyre akuzave, kuptohet shumë qartë se George Soros është shqetësuar dhe acaruar nga bojkoti që i ka bërë SHBA, duke i nxjerrë jashtë loje nga reforma në drejtësi njerëzit e tij. Kësisoj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë në krye të reformës në drejtësi dhe po pengojnë çdo person që tenton të kapë sistemin dhe të shtrijë ndikimin e tij aty. 

Mimoza Ibra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here