Itali duket se do të përballet sivjet me turpërimin e importit të vajit të ullirit, pasi një kombinim faktorësh si ndryshimet klimatike, sëmundjet dhe parazitët e kulturave, kanë reduktuar prodhimin me më shumë se 50 për qind. Ngrica të pazakonta pranverore, thatësirë ekstreme verore dhe shirat vjeshtorë janë fenomene të cilat zakonisht fajësohen me ndryshimet klimatike, dhe kanë dëmtuar ndjeshëm prodhimin e vitit të shkuar të ullinjve, dhe vendi mund të nisë importe nga Spanja, Greqia, Turqia e Tunizia. Moti i pazakontë llogaritet se ka shkaktuar 1 miliardë euro dëme, shoqatës kombëtare të prodhuesve Coldiretti. Pemët e ullirit janë goditur gjithashtu nga infektimi me një specie mize që gërmon në drurin e ullirit për të lëshuar aty vezët me një ndikim katastrofik të frytet e saj. Faktori i tretë madhor është bakteri ‘Xylella fastidiosa’, i cili është përhapur në rajonin jugor Puglia dhe ka vrarë qindra mijëra pemë ulliri atje. Ky i fundit besohet se është sjellë aksidentalisht me bimë ekzotike nga Kosta Rika, dhe përhapet me disa insekte të veçanta. Përpjekjet për ndalimin e bakterit kanë dështuar dhe ai është përhapur dhe në veri, njofton shoqata. Para se të goditej nga infeksioni, Puglia prodhonte rreth gjysmën e vajit të ullirit të Italisë. Sektori i vajit të ullirit italian vlen 3 miliardë euro dhe vendi ka rreth 200 milionë pemë ulliri, disa prej të cilave disa shekuj të vjetra. Italia mburret me më shumë se 500 variete ulliri, që janë “thesari më i madh i biodiversitetit” tha Coldiretti.
