Nga Janusz Bugajski*
Të gjithë komunitetet shqiptare në rajon do të duhet të vlerësojnë me kujdes kostot dhe përfitimet e çdo ndryshimi territorial që do t’i ndikonte drejtpërdrejt apo tërthorazi.
Ndërkohë që objektivat e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor nuk kanë ndryshuar nën drejtimin e Trump, strategjia është përshtatur. Uashingtoni është i përqendruar në mosmarrëveshjet ekzistuese ndërshtetërore, madje edhe disa çështje që më përpara ishin tabu tani janë shtruar për diskutim.
EMegjithëse Ballkani nuk është një prioritet i politikës amerikane, zyrtarët e Trump janë më të vendosur të zgjidhin problemet e rajonit se administrata e Obamës. Kjo përfshin ndryshimin e mundshëm të kufijve shtetërorë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Synimi përfundimtar është që i gjithë rajoni të integrohet si në BE dhe NATO për të siguruar stabilitet dhe parashikueshmëri më të madhe që do të përjashtonte injektimin e ardhshëm të trupave amerikane. Pas shumë hezitimeve, BE ka ndjekur kryesisht përqasjen amerikane.
Uashingtoni dhe Brukseli kanë kundërshtuar vazhdimisht çdo ndryshim kufijsh ndërmjet shtatë shteteve që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë. Ata i shikonin këto lëvizje si provokuese dhe madje të rrezikshme në një rajon ende të paqëndrueshëm. Megjithatë, pas viteve të zhgënjimeve, në verën e vitit 2018 u mor një vendim që Uashingtoni nuk do të mbante një vijë të kuqe për shkëmbimet territoriale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nëse kjo marrëveshje është e pranueshme nga të dyja palët.
Megjithatë, ende mbeten disa vija të kuqe dhe SHBA-të nuk do të pranojnë shkrirjen e shteteve apo një shkallëzim të kërkesave territoriale në rajon. Zyrtarët amerikanë besojnë që një shkëmbim i barabartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të përsëritet diku tjetër. Përshembull, ata llogarisin që nuk ka toka për t’u këmbyer ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës apo ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Aleksandar Vuçiç hynë në këtë shteg unik duke u përpjekur të negociojnë një marrëveshje pavarësisht nga kundërshtimi i konsiderueshëm politik në vendet e tyre. Pas vizitës së tij të fundit në Uashington, Thaçi deklaroi që ka marrë garanci që Serbia dhe Rusia do ta njohin Kosovën pasi të jetë zbatuar një marrëveshje, por nuk janë bërë të ditura hollësi të prekshme të procesit.
Në këtë dramë të vazhdueshme, shqiptarët duhet të peshojnë përfitimet dhe kostot e çdo shkëmbimi të mundshëm të tokave dhe ndikimin mbi vetë Shqipërinë. Skenari më optimist do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia si shtet i pavarur i ndjekur nga anëtarësia në Kombet e Bashkuara. Kjo do ta fuste vendin në shtegun drejt hyrjes në NATO dhe BE, ndërkohë që asnjë udhëheqës politik tjetër në Ballkanin Perëndimor nuk do të kërkonte rregullime të ngjashme të kufijve.
Por Prishtina duhet të jetë e kujdesshme. Çdo premtim nga Kremlini duhet të trajtohet me shumë kujdes, sepse Presidenti Putin është famëkeq për shkeljen e marrëveshjeve që i leverdisin ambicieve të tij më të mëdha. Kosova mbetet një peng i dobishëm në pazare që Moska të marrë përfitime diku tjetër – qoftë në ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës, statusin e bazës së saj klandestine ushtarake dhe të inteligjencës në Serbinë Jugore, apo për garancitë që ndarja nga Rusia e Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës nuk do të kundërshtohet nga SHBA-të dhe NATO.
Megjithëse Uashingtoni duket i sigurtë që marrëveshja e ardhshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të jetë unike, çdo ndryshim kufijsh në Ballkan është i mbushur me rreziqe dhe mund të interpretohet si legjitimimi i homogjenizimit kombëtar. Kërkesat për mono-etni mund të shkallëzohen në rajon dhe mund të përfshijnë disa vende. Institucionet perëndimore dhe forcat e NATO-s mund ta gjejnë veten shumë të papërgatitura për një valë kërkesash dhe presionesh që mund të përhapen në gjithë gadishullin.
Në vetë Kosovë dhe Serbi marrëveshjet territoriale mund të mos jenë të pranueshme për të gjitha palët dhe qytetarët apo për ata që preken më shumë nga ndryshimet. Grupet e radikalizuara mund të nxisin protesta të dhunshme për të larguar etninë tjetër dhe për të kërkuar rregullime të mëtejshme territoriale.
Kërkesat për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë mund të shkallëzohen dhe të përhapen në zonat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kërcënimet për integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut do të ndiznin mosmarrëveshjet ndërshtetërore dhe shqiptarët në gjithë rajonin ka të ngjarë që do të fajësoheshin për nxitje të konflikteve.
Ndërkohë, entiteti serb në Bosnjë-Hercegovinë mund të kërkojë zbatimin e precedentit të Kosovës për t’u ndarë nga Sarajeva dhe për t’u bashkuar me Serbinë dhe popullsia Boshnjake mund të kërkojë që rajoni i Sanxhakut me shumicë myslimane në Serbi të bashkohet me Bosnjën. Mali i Zi mund të gjendet në mes të kësaj stuhie, ku boshnjakët, serbët dhe shqiptarët mund të kërkojnë copat e vendit ku ata përbëjnë shumicë lokale. Megjithëse mund të ketë shumë optimizëm në disa qarqe politike që marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e zbatueshme, ata duhet gjithashtu të përgatiten për çdo pasojë negative të shkaktuar nga marrëveshja.
*****
Dita 5, Albania
AMERICA’S BALKAN POLICY
Janusz Bugajski, 15 February 2019
Although the Balkans are not an American policy priority, Trump officials are more determined to resolve the region’s problems than the Obama administration. This includes the potential altering of state borders between Kosova and Serbia. All Albanian communities in the region will need to carefully assess the costs and benefits of any territorial changes that will directly or indirectly affect them.
While US objectivesin the Western Balkans have not changed under Trump, the strategy has been adjusted. Washington is focused on dealing with the outstanding inter-state disputes andeven some previously taboo issues are now on the table. The ultimate goal is for the entire region to be integrated into both the EU and NATO in order to ensure greater stability and predictability that will preclude the future injection of US troops. After much hesitation, the EU has largely followed the American approach.
Washington and Brussels have consistently opposed any border changes between the seven states that emerged after Yugoslavia’s disintegration. They viewed such moves as provocative and even dangerous in a still volatile region. However, after years of frustration, in the summer of 2018 a decision was made that Washington would no longer draw a red line on territorial exchanges between Belgrade and Prishtina if such a deal is acceptable to both disputants.
Nonetheless, several red lines still remain and the US will evidently not accept the merger of states or a spiral of territorial demands in the region. US officials believe that an equitable exchange between Belgrade and Prishtina cannot be replicated elsewhere. For instance, they calculate that there are no lands to exchange between Serbia and Bosnia-Herzegovina or between Albania and North Macedonia.
President Hacim Thaci and Prime Minister Aleksandar Vucic stepped into this unique opening to try and negotiate a new deal despite substantial political opposition at home. After his recent visit to Washington, Thaci declared that he had received guarantees that Serbia and Russiawould recognize Kosova once an agreement was implemented, but no tangible details of the process have been released.
In this ongoing drama, Albanians will need to weigh the benefits and costs of any possible land exchanges and the impact on Albania itself. The most optimistic scenario would be Kosova’s recognition by Serbia as an independent state followed by membership in the United Nations.This would set the new country on a path toward eventual NATO and EU entry, while no other political leaders in the Western Balkans would demand similar border adjustments.
But Prishtina needs to be careful. Any pledges by the Kremlin must be treated with enormous caution, as President Putin is notorious for breaking agreements that suit his larger ambitions. Kosova remains a useful bargaining chip for Moscow togain clear advantages elsewhere — whether the division of Bosnia-Herzegovina, international status for its clandestine military and intelligence base in southern Serbia, or guarantees that Russia’s partition of Moldova, Georgia, and Ukraine will not be challenged by the US and NATO.
Although Washington seems confident that the upcoming bilateral deal between Serbia and Kosova will be unique, any border changes in the Balkans are fraught with peril and can be interpreted as legitimizing national homogenization. Demands for mono-ethnicity could escalate in the region and potentially embroil several countries. Western institutions and NATO forces may find themselves woefully unprepared for a wave of demands and pressures that could spread through the peninsula.
In Kosova and Serbia itself the territorial agreements may not be acceptable to all parties and citizens or to those most closely affected by the changes. Radicalized groups could incite violent protests to expel the other ethnicity and demand further territorial adjustments. Demands for Kosova’s unification with Albania could also spiral and spread to Albanian-majority areas in North Macedonia. Threats to North Macedonia’s territorial integrity would spark inter-state disputes and Albanians throughout the region are likely tobe blamed for inciting conflicts.
Meanwhile, the Serb entity in Bosnia-Herzegovina could demand the application of the Kosova precedent in order to separate from Sarajevo and join Serbia and the Bosniak population could campaign for Serbia’s Muslim-majority Sandjak region to unite with Bosnia. Montenegro would be caught in the middle of this maelstrom, with Bosniaks, Serbs, and Albanians potentially demanding slithers of the country in which they form local majorities. Although there may be high optimism in some political circles that a deal between Belgrade and Prishtina is workable, onemust be equally prepared for any negative consequences sparked by the agreement.
****