“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.” -thuhet në një njoftim të FSHF-së të publikuar në faqen zyrtare.
FSHF kështu i jep fund lajmeve se Panuci është drejt largimit dukee rikonfirmuar qëndrimin e tij në kombëtaren Kuq e Zi.
FSHF thekson se është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.