Policia e Fierit ka kryer sot kontrolle në në banesat dhe automjetet e shtetasit Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”.
Isufaj ishte kallëzuar më 17 shkurt 2025 për rastin e kanosjes së një gjyqtari të Gjykatës së Fierit, Vladimir Cjapi.
Policia e Fierit ka shoqëruar disa shtetas të lidhur me Isufajn, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova të tjera.
Isufaj është shpallur në kërkim për dy vepra penale: “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Aktualisht, Policia po vazhdon operacionet intensive për kapjen e tij dhe për të garantuar procesin hetimor të plotë.